LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë gra të vrara gjatë këtij viti në Kosovë, Rrjeti i Grave të zhgënjyera nga heshtja institucionale

Gjashtë gra të vrara gjatë këtij viti  në Kosovë, Rrjeti i Grave të zhgënjyera nga heshtja institucionale

Deri tani ne vitin 2020 gjashtë gra janë vrarë si pasojë e dhunës në familje. E raportime për dhunë në familje janë 1,338 sipas Policisë së Kosovës. Nga Rrjeti i Grave të Kosovës po thonë se  pandemia dhe izolimi ka ndikuar në rritjen e numrit të dhunës në familje.

Vetëm ën gjysmën e parë të këtij viti, janë vrarë 4 gra si pasojë e dhunës në familje ndërsa janë raportuar 1338 raste të dhunës në familje. Kështu thotë Policia e Kosovës në një përgjigje me shkrim.


Por, Rrjeti i Grave të Kosovës, Erza Kurti nga Rrjeti i Grave  thotë se në pjesën tjetër të vitit janë shtuar edhe dy viktima të tjera, si pasoj e dhunës.

“Fatkeqësisht izolimi në kohë të pandemisë ka ndikuar që dhuna në familje të rritet. Kjo ka ardhur si rezultat për shkak të se ato që kanë pësuar dhunë kanë jetuar bashkë me abuzuesit në të njëjtën shtëpi pa mundur të dalin edhe për shkak të masave që ishin në atë kohë”, deklaroi për RTV Dukagjinin Erza Kurti.

Ndërsa zyrtarja e PSD-së, Teutë Rrusta e cila kishte ndërprerë fjalimin e Kryeministrit Hoti, për çështjen e vdekjeve të grave nga dhuna në familje tha se heshtja e Qeverisë e ndihmon këtë problem.

“Gratë janë më së shumti të neglizhuara edh në këto rrethana. Nëse janë gjashtë gra të vrara gjatë vitit dhe nga ana tjetër asnjë instancë shtetërore nuk e ka ngritur në diskutim këtë çështje, e shfaq problemin si të paqenë. Kjo heshte vetëm sa do ta ndihmojë problemin”, deklaroi Teutë Rrusta.

Për dhunën ndaj grave, kryeministri pati thënë se po veprojnë e nuk po japin vetëm fjalë. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Lajme
Kalo në kategori