LAJMI I FUNDIT:

Ava Max humb gjyshin, e kujton me fjalë prekëse aktorin shqiptar Dionis Koçi: Dashurinë për skenën e kam trashëguar prej tij

Ava Max humb gjyshin, e kujton me fjalë prekëse aktorin shqiptar Dionis Koçi: Dashurinë për skenën e kam trashëguar prej tij

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ava Max, është zgjuar mëngjesin e së martës me një lajm të hidhur.

Kjo pasi gjyshi i saj, Dionis Koçi, është ndarë nga jeta.


Lajmin e bëri të ditur vet artistja me prejardhje nga Shqipëria, përmes disa fotografive të vjetra të gjyshit të saj, të ndara me ndjekësit në Instagram.

Në mbishkrimin e tyre, ajo bëri një dedikim prekës për të gjyshin, teksa zbuloi se njohja e saj me artin nuk vjen rastësisht, pasi gjyshi i saj dikur ishte aktor i njohur i zhanrit komedi në Shqipëri.

“Sot dhe çdo ditë do të nderoj gjyshin tim të mrekullueshëm, Dionis Koçi. Sot ai u nda nga jeta. Ndërkohë që po shkruaj këtë zemra ime është e copëtuar në miliona copa, por dua të ndajë këto fotografi të tij nga Shqipëria duke bërë atë që ai donte. Ai ishte komedian dhe aktor. E di që dashurinë për skenën e kam trashëguar prej tij. Ai ishte shpirti më bujar, njeriu që gjithmonë të lumturonte, një person që do të bënte gjithçka për ty. Gjithmonë do ta kujtoj në këtë mënyrë gjyshin tim. Ti më dhe krahë për të performuar dhe u mbajte fort për të parë debutimin e albumit tim. E di që do të jesh në skenë me mua. Të dua!”, ka shkruar Ava Max në Instagram.

Përndryshe, këngëtarja emri i vërtetë i së cilës është Amanda Koçi, u rrit nga prindër shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për fat të keq, nuk ka mundur kurrë të vizitojë atdheun e saj.

Aktualisht, ajo është duke shijuar suksesin e albumit të saj të parë debutues në tregun ndërkombëtar, “Heaven and Hell”, i cili është pritur mirë nga fansat. /Telegrafi/

Kopertina e albumit “Heaven and Hell” nga Ava Max (Foto: Ava Max/Instagram)

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina

"Donaldi të ka shkruar një letër" - Einxhel Shkira befason me praninë në emisionin e Bora Zemanit

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Kalo në kategori