LAJMI I FUNDIT:

Babai i Agon Musliut i revoltuar: E keni porosit administratën çka me fol unë, ndërsa djali im ka vdekur në duar të shtetit

Babai i Agon Musliut i revoltuar: E keni porosit administratën çka me fol unë, ndërsa djali im ka vdekur në duar të shtetit

Naim Musliu, babai i të ndjerit Agon Musliu, sot para se të dëshmoj para Komisionit Hetimor për rastin tragjik të humbjes së jetës së të birit ka kërkuar një minutë heshtje për vdekjen e djalit të tij dhe të gjithë atyre që kanë humbur jetën nga nga coronavirusi.

Ai hodhi akuza ndaj kryetares së Komisionit, Mimoza Kusari-Lila dhe anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje se administrata e ka porositur se çfarë do të flasë gjatë dëshmisë së tij.

“Ju administratën e keni porosi çka me fol unë a? Vërejtje për ju e Vetëvendosjen. Ju kam përcjell mirë. Çka ju pengon prezenca ime këtu, si Kollçakut dhe ju? Kur është fjala për djalin tim, ju në parlament po e ulni kokën. Këtu duhet me thënë të vërtetën. Gjoja unë dokument nuk kam pas të prezantoj. Djali im ka vdekur në duart e shtetit”, ka thënë ai.


Ndërsa, Kusari-Lila reagoi menjëherë duke ia sqaruar se detyrat dhe përgjegjësit administrata i ka kryer në bazë të ligjit.

“Stafi i Kuvendit nuk kanë bërë asgjë të jashtëligjshme. Kjo skenë, këto rrethana dhe kjo mënyrë e komunikimit nuk e dëshiron askush. Ne kemi dashur t’ju kursejmë pikërisht për këtë arsye. Kjo është përgjegjësi e imja dhe e secilit deputet të Kosovës. Stafi i Kuvendit ka vepruar sipas ligjit për hetimin parlamentar”, ka thënë ajo.

Ndërsa, Musliu iu drejtua deputetes Kusari-Lila duke i thënë që të mos i tregoi përralla.

Ai po ashtu e quajti ish-Qeverinë Kurtit si “Qeveria Abazoviq”.

“Leje mos trego përralla. Për djalin tim në parlament asnjë fjalë se keni thënë. Qeveria Abazoviqi 1. Ky jo me mu po dhe me Amerikën i ka lidh brinat. Mori dhe një bakshish nga Serbia dhe në fund e dërgoi djalin tim në ‘burg’. Këta që i shkojnë pas tij, janë fund e kry të krymt që e kanë çu djalin tim aty ku është”, ka folur i revoltuar Musliu.

Ndryshe, në fillim të majit 26 vjeçari Agon Musliu kishte gjetur vdekjen pasi ishte hedhur nga kati i 4-të i Qendrës Studentore që shërbente si karantinë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Lajme
Kalo në kategori