LAJMI I FUNDIT:

Firma japoneze pretendon se ka shpikur llambën me rreze ultravjollce që vret coronavirusin

Firma japoneze pretendon se ka shpikur llambën me rreze ultravjollce që vret coronavirusin

Prodhuesi kryesor i llambave Ushio Inc. ka thënë se ka shpikur së fundmi një llambë me rreze ultravjollce që mund të vrasë coronavirus pa dëmtuar shëndetin e njeriut – e para e këtij lloji në botë.

Sipas Japantimes, përcjell Telegrafi, llamba UV Care 222, të cilën Ushio e zhvilloi së bashku me Universitetin Columbia, pritet të përdoret për dezinfektim në hapësira ku njerëzit vazhdojnë të hyjnë dhe të dalin dhe rreziku i kontraktimit të virusit vdekjeprurës është i lartë, të tilla si në autobusë, trena, ashensorë dhe në zyra, tha kompania.


Sipas këtij mediumi, llambat UV janë përdorur gjerësisht si një mjet efektiv i sterilizimit, veçanërisht në industrinë mjekësore dhe të përpunimit të ushqimit.

Por rrezet UV konvencionale nuk mund të përdoren në hapësira ku ka njerëz, pasi ato shkaktojnë kancer të lëkurës dhe probleme me sytë.

Llamba e re e Ushio, megjithatë, lëshon rrezet UV me një gjatësi vale 222 nanometra, në krahasim me gjatësinë e valës konvencionale 254-nanometër, duke i bërë ato vdekjeprurëse për mikrobet, por beninje për njerëzit.

Në këtë gjatësi vale të veçantë, tha firma, rrezet UV nuk mund të “thyejnë” sipërfaqen e lëkurës dhe as sytë për të sjellë defekte gjenetike që shkaktojnë kancer dhe dëmtime të tjera.

Kur vendoset në tavan, brenda gjashtë deri në shtatë minuta Care 222 “çaktivizon” 99 për qind të viruseve dhe baktereve në ajër dhe deri në një zonë prej 3 metrash katrorë në sipërfaqen e objekteve rreth 2.5 metra larg llambës.

Një studim i fundit i palës së tretë nga Universiteti Hiroshima konfirmoi se rrezet UV 222 nanometër janë efektive në vrasjen e coronavirusit të ri, tha Ushio.

Care 222 është rreth 1.2 kilogramë e rëndë dhe sa madhësia e një libri me kapak të fortë dhe ka një çmim prej 300,000 (rreth 2800 dollarë).

Kompania tha se pranon porosi nga institucionet mjekësore për momentin por do t’u shërbejë klientëve të tjerë sapo prodhimi të rritet në përputhje me kërkesat. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Forcat Ajrore të Ukrainës përdorin iPad për të lëshuar raketat perëndimore

Forcat Ajrore të Ukrainës përdorin iPad për të lëshuar raketat perëndimore

Teknologji
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Teknologji
Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Lojëra
Për herë të parë, Papa Françesku pjesë e samitit të G7 për të diskutuar mbi Inteligjencën Artificiale

Për herë të parë, Papa Françesku pjesë e samitit të G7 për të diskutuar mbi Inteligjencën Artificiale

Teknologji
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
Pepermaster CTO në AMD

Pepermaster CTO në AMD

Teknologji
Kalo në kategori