LAJMI I FUNDIT:

Hoti dhe komandanti i KFOR-it, Michele Risi vizituan SHSKUK-në, flasin për ndihmën e Italisë në kohë të pandemisë

Hoti dhe komandanti i KFOR-it, Michele Risi vizituan SHSKUK-në, flasin për ndihmën e Italisë në kohë të pandemisë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti bashkë me ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando dhe komandantin e KFOR-it, Michele Risi kanë vizituar Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa kanë folur për masat për parandalimin dhe luftimin e COVID-19.

Kryeministri Hoti tha se gjatë javëve të fundit shifrat kanë rënë, por që siç tha ai kjo nuk do të thotë që duhet të lirohen nga puna e përditshme që kanë për luftimin e pandemisë.

Ai po ashtu theksoi se me fillimin e vitit shkollor, mund të shfaqet dhe rrezikshmëria e përhapjes së virusit.


“Kishim një takim me drejtori e ShSKUK-së dhe drejtorët e Klinikave për të diskutuar për situatën në të cilën po kalojmë. Është lajm shumë i mirë që shifrat kanë ra gjatë javëve të fundit dhe përgëzoj drejtorin, ministrinë, drejtorët e klinikave, etj. Por kjo nuk na liron nga puna e përditshme që duhet të bëjmë, duhet të jemi shumë të kujdesshëm në rishikimin e masave që janë propozuar nga MSH-ja dhe IKShPK-ja. Ka filluar dhe mësimi në shkolla dhe kjo rrit rrezikun që virusi të përhapet andaj duhet të jemi të kujdesshëm. Edhe për tu përgatitur për vjeshtë sepse vala e dytë e pandemisë veçse ka filluar në shumicën e vendeve të Evropës”, ka thënë Hoti.

Hoti tha se një ekip i mjekëve të Italisë kanë qëndruar disa ditë në Kosovë. Ai u shpreh se mjekët që kanë qëndruar me kolegët e tyre në Kosovë kanë bërë një vlerësim përmbajtësore të situatës.

Hoti po ashtu theksoi se KFOR-i ka dëshmuar që është në mbështetje të qytetarëve të Kosovës edhe gjatë pandemisë.

“Një ekip i mjekëve të Italisë kanë qëndruar në Kosovë që disa ditë. Falënderoj KFOR-in për bashkëpunimin që kemi pasur gjatë kësaj periudhe. KFOR-i ka dëshmuar që është në mbështetje të qytetarëve të Kosovës, por edhe gjatë pandemisë. Mjekët që kanë qëndruar me kolegët e tyre në Kosovë kanë bërë një vlerësim përmbajtësore. Siç e dini Italia ka qenë shumë e prekur nga kjo pandemi qysh në javët e para. Do të jemi ekstrem të kujdesshëm në masat që do të ndërmarrim në javët e ardhshme në menaxhimin e pandemisë”, ka thënë kryeministri Hoti.

Ambasadori italian, Nicola Orlando gjatë vizitës që ia bëri Shërbimit Spitalor të Kosovës (ShSKUK) theksoi se prezenca e ekipit mjekësor italian në Kosovë është shembull i bashkëpunimit mes Italisë dhe Kosovës.

Ai tha se misioni i mjekëve italian që po e bëjnë në Kosovë është një mision i madh që ata e kanë bërë jashtë vendit gjatë pandemisë.

“Prezenca e ekipit mjekësor italian është shembull i bashkëpunimit me Italisë dhe Kosovës. Misioni i mjekëve italian këtu është misioni më i madh që Italia po e bën jashtë vendit gjatë pandemisë. Është nder dhe kënaqësi që të bashkëpunojmë si me institucionet e vendit po ashtu dhe me popullatën. Siç tha kryeministri sfida nuk ka mbaruar”, ka thënë ambasadori i Italisë në Kosovë, Orlando. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

Lajme
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Kalo në kategori