Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla ka zhvilluar mbrëmë një takim bileateral me Robert Greenway, Zëvendës-Asistent i Presidentit dhe Drejtor i Lartë për Çështje të Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore nga Këshilli Kombëtar i Sigurisë së SHBA-ve.
Shefja e diplomacisë ka thënë se me Greenway ndër të tjera, kanë biseduar për marrëveshjen e arritur në SHBA dhe impementimin e saj.
“Në kuadër të vizitës së delegacionit të lartë amerikan, udhëhequr nga i Deleguari Presidencial për Dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell – kisha kënaqësinë ta takoj në një takim ndaras bilateral z.Robert Greenway, Zëvendës-Asistent i Presidentit dhe Drejtor i Lartë për Çështje të Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore nga Këshilli Kombëtar i Sigurisë së SHBA-ve, me të cilin biseduam për marrëveshjen historike të arritur në Uashington me 4 shtator, dhe rrugën përpara për implementimin e saj”, është shprehur Haradinaj-Stublla.
Ministrja Haradinaj ka thënë se me theks të veqantë kanë diskutuar për formalizimin e njohjes nga Izraeli si dhe rreshtimin e Kosovës në luftën kundër terrorizmit.
“Diskutuam në veçanti pikat e marrëveshjes që bien në përgjegjësinë direkte të fushëveprimit të MPJD-së, specifikisht formalizimin e njohjes së ndërsjellë me Izraelin, dhe në rreshtimin e Kosovës në luftën e pakompromis kundër terrorizmit”, tha Haradinaj-Stublla.
Shefja e diplomacisë i ka bërë të ditur Greenway se Kosova është e përkushtuar që ta përmbush marrëveshjen e arritur në Washington.
“E njoftova z.Greenway se Republika e Kosovës është e përkushtuar në implementimin e të gjitha pikave të marrëveshjes dhe se e çmon pafundësisht përkushtimin e lartë të SHBA-ve për vënien në jetë të zotimeve të dhëna në këtë marrëveshje që ka hapur rrugën e prosperitetit ekonomik e ndërkombëtar të Republikës së Kosovës” ka përfunduar ministrja Haradinaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEkzekutohen pagat me rritje në sektorin publik
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje
Ambasadori Ajeti: Hamburgu po shkruan histori, pesë kandidatë me prejardhje nga Kosova garojnë për zgjedhjet e landit
Dyshohet se i dhunoi dy vajza sa ishin të mitura, Prokuroria në Ferizaj thotë se viktimat dhe i dyshuari janë familjarë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?