Pse shumë njerëz janë imunë ndaj coronavirusit, ndërsa nuk kanë qenë fare të infektuar
Shkencëtarët supozojnë që një numër i madh njerëzish në të vërtetë tashmë janë imunë ndaj SARS-CoV-2 dhe që ky imunitet ka rezultuar nga ftohjet e zakonshme, të cilat gjithashtu i shkakton coronavirusi, shkruan British Medical Journal
Së paku gjashtë studime kanë konstatuar ekzistimin e antitrupave ndaj coronavirusit te 20 deri në 50 për qind e njerëzve, mostrat e të cilëve janë marrë midis viteve 2015 dhe 2018, te 50 për qind janë zbuluar lloje të qelizave T, të cilat reagojnë ndaj coronavirusit, transmeton Telegrafi.
Studim i ngjashëm është bërë edhe në Holandë në mostrat e grumbulluara shumë më herët para pandemisë, ku antitrupat ndaj coronavirusit janë gjetur te dy në dhjetë njerëz të cilët nuk kanë qenë të ekspozuar ndaj virusit.
Në Gjermani antitrupat reaktivë ndaj SARS-CoV-2 janë vërejtur te dhuruesit e gjakut të cilët janë negativë ndaj virusit.
Në Singapor analiza e mostrave e marrë nga njerëzit, të cilët nuk kanë qenë në kontakt me SARS-in apo coronavirusin, ka treguar që te 12 prej 29 rasteve është konstatuar reaktiviteti ndaj SARS-CoV-2, si edhe te shtatë në njëmbëdhjetë njerëz të cilët kanë qenë negativë ndaj virusit.
Reaktiviteti ndaj SARS-CoV-2 është vërejtur gjithashtu edhe në Britani të Madhe dhe Suedi, te njerëzit të cilët më parë nuk kanë qenë të ekspozuar ndaj virusit.
Rezultatet e këtyre studimeve, edhe pse të vëllimit jo të madh, vështirë është të injorohen, edhe pse ende nuk ofrojnë depërtim të qartë në përgjigje të mëhershme të arritur imunologjike ndaj SARS-CoV-2.
Daniela Weiskopf, njëra nga autoret e studimit thotë që supozohet që fjala është për imunitetin e arritur nga ftohjet e zakonshme, të cilat gjithashtu e shkaktojnë coronavirusin.
Deri te konkluzionet e ngjashme kanë arritur edhe shkencëtarët në Singapor, por kanë tërhequr vërejtjen që reaktiviteti i qelizave T ndoshta rrjedh edhe nga disa coronaviruse të tjera, mbase edhe nga coronaviruset shtazore.
Ky supozim, i cili kërkon hulumtime plotësuese, do të mund të çojë deri te revidimi i mënyrës me të cilën do të duhej të konstatohej ndjeshmëria e banorëve dhe të ndiqet niveli i përhapjes së pandemisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës