LAJMI I FUNDIT:

Zafir Berishës i hakohet llogaria në Facebook

Zafir Berishës i hakohet llogaria në Facebook

Pak orë pasi zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Zafir Berisha, është emëruar në pozitën e Koordinatorit Nacional të Kosovës për Siguri Kibernetike, atij i është hakuar llogaria personale në Facebook.

Personi që e ka marr nën kontroll llogarinë Zafir Berishës në Facebook, ka bërë një postim, duke ironizuar me Kordinatorin Nacional të Kosovës për Siguri Kibernetike.


Telegrafi përmes telefonit ka provuar të marr një deklaratë të Berishës lidhur me këtë rast, por ai nuk është përgjigjur.

Ndryshe, emërimi i Berishës si koordinator për Siguri Kibernetike kishte nxitur debat në rrjetet sociale. Pos koordinatorit për Siguri Kibernetike Berisha është emëruar edhe Koordinator për Menaxhimin e Emergjencave. /Telegrafi/