LAJMI I FUNDIT:

​Veliu emëroi zëvendësministrat e MPB-së në cilësinë e koordinatorëve nacionalë

​Veliu emëroi zëvendësministrat e MPB-së në cilësinë e koordinatorëve nacionalë

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agim Veliu, në bazë të kompetencave dhe përgjegjësive që ka, sot ka emëruar në cilësinë e koordinatorëve nacional, zëvendësministrat e MPB-së.

Për detyrat dhe përgjegjësitë e Koordinatorit Nacional kundër krimit të organizuar, Koordinatorit Nacional për parandalimin e krimit dhe Koordinatorit Nacional për kontrollin e armëve të vogla, të lehta dhe eksplozivëve është autorizuar zëvendësministri i MPB-së, Agron Bacaj.

Po ashtu, ministri Veliu emëroi zëvendësministrin Zafir Berisha, të ushtrojë detyrat dhe përgjegjësitë Koordinatorit Nacional për siguri kibernetike dhe të Koordinatorit Nacional për menaxhimin e emergjencave.

Ndërsa, zëvendësministri Milan Radojevic është emëruar Koordinator Nacional kundër narkotikëve, Koordinator Nacional për siguri në bashkësi dhe Koordinator Nacional kundër trafikimit me njerëz.

Zëvendësministri Yildiray Bajram është autorizuar nga ministri Veliu të ushtrojë detyrat dhe përgjegjësitë e Koordinatorit Nacional për menaxhim të integruar të kufirit dhe Koordinatorit Nacional për ri-integrim dhe riatdhesim të personave si dhe të Koordinatorit Nacional për migrim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme
Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Siguri
Digjen dy vetura me targa serbe në veri

Digjen dy vetura me targa serbe në veri

Kronika e Zezë
Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Elfije Boletini
Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura

Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura

Shëndetësi
Bajrami: Vazhdon korropsion, vetëm të premtën janë publikuar katër kontrata njëburimore në shumë 683 mijë euro

Bajrami: Vazhdon korropsion, vetëm të premtën janë publikuar katër kontrata njëburimore në shumë 683 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori