Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka bërë thirrje tek të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës që të japin votën e tyre që Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike të kalojë në lexim të parë.
Haradinaj ka thënë se Projektligji duhet të kalojë në lexim të parë e më pastaj mund të plotësohet.
“Është presion i madh publik që të futet në rend dite ky ligj, dhe kërkojmë që të kalojë në lexim të pare dhe pastaj kushdo që ka vërejtje dhe sugjerime, le ti inkorporojnë gjatë leximit të dytë, është mundësia e amandamentimit”, tha Haradinaj.
Ai ka thënë se ekspertët e ekonomisë e dinë saktësisht peshën e këtij Projektligji, andaj duhet dhënë votën qoftë edhe kundër që të krijohet një shumicë për të kaluar ky ligj në lexim të parë.
“Thirrja jonë publike për kolegët tanë qofshin të pozitës apo të opozitës është që t’i japim mandat në lexim të parë pastaj në lexim të dytë të shohim se çka mund të ndryshojmë. Edhe vota kundër është votë. Deputetët që janë ekspertë të ekonomisë e dinë saktësisht peshën e këtij ligji, andaj të japim votën qoftë edhe kundër por të krijojmë një shumicë që të kalojë Projektligji në lexim të parë”, tha ai. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Telegrafi Jobs, busulla jote për karrierë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur