LAJMI I FUNDIT:

Dosjet FinCEN: Krejt çfarë dihet rreth “dokumenteve të rrjedhura që thuhet se kanë zbuluar qarkullimin e parave të dyshimta në botë”

Dosjet FinCEN: Krejt çfarë dihet rreth “dokumenteve të rrjedhura që thuhet se kanë zbuluar qarkullimin e parave të dyshimta në botë”

Dokumentet e rrjedhura, duke përfshirë 2 trilionë dollarë amerikanë të transaksioneve kanë zbuluar se si kriminelët janë “lejuar” t’i transferojnë paratë e pista nëpër botë.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, ato gjithashtu tregojnë se si oligarkët rusë i kanë përdorur bankat për t’ju shmangur sanksioneve që supozohej t’i ndalonin ata të merrnin paratë e tyre në vendet e Perëndimit.

Ato janë të fundit në një varg rrjedhjesh gjatë pesë viteve të fundit që kanë ekspozuar marrëveshje të fshehta, pastrim parash dhe krim financiar.


Çfarë janë dosjet FinCEN?

Siç shkruan BBC, Dosjet FinCEN janë më shumë se 2,500 dokumente, shumica e të cilave ishin skedarë që bankat u dërguan autoriteteve amerikane midis 2000 dhe 2017. Ato ngrenë shqetësime për atë që klientët e tyre mund të bëjnë.

Këto dokumente janë disa nga sekretet më të ruajtura të sistemit bankar ndërkombëtar.

Bankat i përdorin ato për të raportuar sjellje të dyshimta, por ato nuk janë provë e keqbërjes ose e krimit.

Ata u zbuluan në Buzzfeed News dhe u ndanë me një grup që bashkon gazetarë hulumtues nga e gjithë bota, i cili i shpërndau ato në 108 organizata të lajmeve në 88 vende, përfshirë programin Panorama të BBC.

Qindra gazetarë kanë kërkuar në dokumentacionin e dendur, duke zbuluar disa nga aktivitetet që bankat do të preferonin që publiku të mos dinte.

Dy akronimet të cilat duhet t’i dimë?

FinCEN njihet si Rrjeti i Hetimit të Krimeve Finanaciare me bazë në SHBA. Këta janë njerëzit në Thesarin e SHBA-së që luftojnë krimin financiar.

Raportet e dyshimta të veprimtarisë ose ndryshe SAR, janë një shembull se si regjistrohen këto shqetësime. Një bankë duhet të plotësojë një nga këto raporte në rast se has nën dyshimin se një nga klientët e saj bën veprimtari të dyshimta.

Pse ka rëndësi kjo?

Nëse po planifikoni të përfitoni nga një ndërmarrje kriminale, një nga gjërat më të rëndësishme për të bërë diçka të tillë është një mënyrë për pastrimin e parave.

Pastrimi i parave është procesi i marrjes së parave të pista – të ardhurat nga krime të tilla si tregtia e drogës ose korrupsioni – dhe vendosja e tyre në një llogari në një bankë të respektuar që nuk është e lidhur me krimin.

I njëjti proces, për shembull është i nevojshëm edhe nëse jeni një oligark rus, ndaj të cilit vendet perëndimore kanë vendosur sanksione për t’ju ndaluar dërgimin e parave tuaja në Perëndim.

Në shkrimin e BBC thuhet se bankat supozohet se sigurohen që ata nuk i ndihmojnë klientët të pastrojnë para ose t’i “lëvizin” ato në mënyra që thyejnë rregullat.

Megjithatë, sipas ligjit, ata duhet të dinë se cilët janë klientët e tyre – nuk mjafton të regjistrojnë SAR dhe të vazhdojnë të marrin para të pista nga klientët ndërsa presin që autoritetet të merren me problemin.

Nëse kanë prova të veprimtarisë kriminale, ata duhet të ndalojnë lëvizjen e parave të gatshme.

Fergus Shiel nga Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Hetues (ICIJ) tha se dosjet e zbuluara ishin një “pasqyrë në atë që bankat mund të dinë për flukset e mëdha të parave të pista në të gjithë globin”.

Çfarë është zbuluar?

BBC shkruan se Banka britanike, HSBC lejoji që klientët e saj të transferonin miliona para të vjedhura nëpër botë edhe pasi mësoi nga hetuesit amerikanë për këtë veprimtari.

Gjithashtu bëhet e ditur se JP Morgan lejoi që klienti i saj i cili zotëronte një kompani të zhvendoste më shumë shumë se 1 milion dollarë në Londër pa e ditur se kush e zotëronte atë. Banka më vonë zbuloi se kompania mund të ishte në pronësi të një mafiozi në listën e 10 më të kërkuarve të FBI-së.

Edhe një nga bashkëpunëtorët më të afërt të presidentit rus, Vladimir Putin, thuhet se përdori Bankën Barclays në Londër për t’ju shmangur sanksioneve që ishin vendosur kundër tij. Një pjesë e parave të gatshme u përdorën për të blerë vepra arti.

Veç këtyre, Banka Qendrore e Emirateve të Bashkuara Arabe dështoi të vepronte sipas paralajmërimeve në lidhje me një firmë lokale e cila po ndihmonte Iranin të shmangte sanksionet.

Për më tepër, Deutsche Bank lejoi zhvendosjen e parave të pista nga njerëzit si pjesë e krimit të organizuar, nga terroristët si dhe nga trafikantët e drogës.

E Standard Chartered “zhvendosi” para për Banken Arabe për më shumë se një dekadë pasi llogaritë e klientëve në bankën jordaneze ishin përdorur në financimin e terrorizmit.

Por sipas BBC, përcjell Telegrafi, vitet e fundit ka pasur një numër të rrjedhjeve të mëdha të informacionit financiar, duke përfshirë:

Paradise Papers 2017 – Një grumbull i madh dokumentesh të rrjedhura nga një ofrues i shërbimit ligjor Appleby dhe ofruesi i shërbimeve të korporatave Estera. Të dy operuan së bashku me emrin Appleby derisa Estera u bë e pavarur në 2016. Ata zbuluan marrëdhëniet financiare offshore të politikanëve, të famshmëve dhe udhëheqësve të biznesit.

Panama Papers 2016 – Dokumentet e zbuluara nga firma ligjore Mossack Fonseca treguan më shumë se si njerëzit e pasur po përdornin regjimet e taksave offshore për përfitimet e tyre.

Swiss Leaks 2015 – Dokumentet nga banka private zvicerane e HSBC treguan se si po përdorte ligjet e sekretit bankar të vendit për të ndihmuar klientët të shmangin pagimin e taksës.

LuxLeaks 2014 mbante dokumente nga firma PricewaterhouseCoopers që përcakton kompaninë dhe përdorimin e marrëveshjeve të tatimit në Luksemburg për zvogëlimin e shumave që duhen paguar. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Ekonomi
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Ekonomi
Kalo në kategori