LAJMI I FUNDIT:

Abazi: Qeveria Hoti paraqet rrezik për sigurinë kombëtare dhe ekzistencën e shtetit

Abazi: Qeveria Hoti paraqet rrezik për sigurinë kombëtare dhe ekzistencën e shtetit

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Haki Abazi po vazhdon të adresojë kritika ndaj qeverisë së drejtuar nga ish-partneri i koalicionit, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kryeministrit Avdullah Hoti.

Ai në një shkrim të radhës në Facebook ka akuzuar Qeverinë Hoti se është jo legjitime dhe po tregohet inferiore ndaj Serbisë.

Madje thotë se Qeveria Hoti paraqet edhe rrezik për sigurinë kombëtare dhe ekzistencën e vet shtetit të Kosovës.


“Trojet janë tkurrur historikisht, resurset janë marrë, muhaxhirëve u janë harruar dhimbjet, viktimave të luftës së fundit u është ndalur zëri, patriotet janë vrarë, gazetarët janë eliminuar e janë harru, është shitë “dushk për gogla”, dhe kjo ka ndodhur sa herë që kemi pasur njerëz të ligë në krye, e njerëz pa legjitimitet qytetar.

Krimi dhe gjenocidi serb nuk mundet të barazohet kurrë me sakrificën sublime për liri dhe pavarësi. Historia e krimit nuk mund të bashkëjetojë në një fjali me historinë e heroizmit dhe kontributit të gjeneratave të kombit tonë.

Kjo qeveri jo legjitime dhe këta njerëz të pa kurriz e inferior ndaj Serbisë janë rrezik për sigurinë kombëtare dhe ekzistencën e shtetit. Njëra palë është fosil i sistemit jugosllav e tjetra është mashë e agjendës serbe në Ballkan”, ka shkruar Abazi.

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme
Kurti: Vdekja e tre fëmijëve në Jabllanicë trishtoi mbarë popullin, njëri prej tyre ishte djali i një polici kufitar

Kurti: Vdekja e tre fëmijëve në Jabllanicë trishtoi mbarë popullin, njëri prej tyre ishte djali i një polici kufitar

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Kalo në kategori