LAJMI I FUNDIT:

BBC raporton për operacionin e policisë së Kosovës në Karaçevë, kundër kazinove dhe krimit të organizuar

BBC raporton për operacionin e policisë së Kosovës në Karaçevë, kundër kazinove dhe krimit të organizuar

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës mbrëmë ka zhvilluar një operacion të madh në Karaçevë të Kamenicës, kundër kazinove dhe krimit të organizuar.

Me këtë rast ka raportuar edhe mediumi britanik BBC, i cili shkroi se të paktën 10 policë ishin arrestuar në Kosovë si rezultat i këtij aksioni.


Ky operacion që vlerësohet të jetë më i madhi i këtij lloji në vend, vjen pas një hetimi gati njëvjeçar të udhëhequr nga Prokuroria e Gjilanit, lidhur me pretendimet për veprimtari të paligjshme në atë pjesë.

Raportohet se të premten u arrestuan 35 persona, 12 prej të cilëve ishin zyrtarë policorë, si dhe janë sekuestruar aparate të lojërave të fatit, rreth 120 gjedhe, si dhe gjësende të ndryshme si prova materiale, që dyshohet të jenë përdorur në aktivitete kriminale.

Kryeprokurori i Prokurorisë në Gjilan: Në Karaçevë 35 të arrestuar, përfshirë edhe policë shqiptarë e serbë
Lexo po ashtu Kryeprokurori i Prokurorisë në Gjilan: Në Karaçevë 35 të arrestuar, përfshirë edhe policë shqiptarë e serbë

Sipas Prokurorisë së Gjilanit, aksioni është kryer nën dyshimin për bixhoz të paligjshëm, trafikim me njerëz, trafikim me armë, trafikim me narkotikë, kontrabandim me mallra dhe aktivitete të tjera kriminale.

Rrjeti britanik BBC raportoi se të paktën 10 anëtarë të forcave të rendit ishin zyrtarë policorë në kufi për të cilët pretendohet se i kishin lehtësuar këto veprimtari të paligjshme ndërkufitare.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme 14 kazino të paligjshme u shkatërruan ndërsa makinat e lojërave të fatit u sekuestruan nga policia.

Në muajin mars të vitit të kaluar qeveria e Kosovës miratoi ligjin për ndalimin e të gjitha lojërave të fatit për 10 vitet e ardhshme.

Sipas BBC, bastet veçanërisht në sport, ishin bërë jashtëzakonisht të popullarizuara në Kosovë viteve të fundit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndalohen dy rusë në Jarinjë

Ndalohen dy rusë në Jarinjë

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

Kronika e Zezë
Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit

Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit

Lajme
Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Lajme
KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal

KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal

Lajme
Kalo në kategori