LAJMI I FUNDIT:

Kryeprokurori i Prokurorisë në Gjilan: Në Karaçevë 35 të arrestuar, përfshirë edhe policë shqiptarë e serbë

Kryeprokurori i Prokurorisë në Gjilan: Në Karaçevë 35 të arrestuar, përfshirë edhe policë shqiptarë e serbë

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Jetish Maloku ka informuar se pas një hetimi të gjatë një vjeçar, mbrëmë në fshatin Karaçevë të Kamenicës, është realizuar aksion ku janë arrestuar 35 persona të dyshuar, ku prej janë 12 zyrtarë policorë.

“Prokuroria Themelore në Gjilan pas një hetimi të gjatë, gati 1 vjeçar është realizuar aksioni në këtë pjesë të Kosovës, konkretisht në fshatin Karaçevë komuna së Kamenicës, si dhe të rajonin e Prishtinës dhe rajone të tjera.


Nga ky aksion me urdhër të prokurorisë, deri më tani janë arrestuar 35 të dyshuar prej tyre 12 zyrtarë policorë, kontrabandistë e pronarë të kazinove. Gjatë aksionit janë rrënuar të gjitha kazinot që kanë vepruar në atë pjesë dhe janë konfiskuar gjësende të ndryshme që dyshohet se janë përdorur në veprimtarinë e tyre”, tha Maloku, transmeton KP.

Bixhoz ilegal, kontrabandim me njerëz, armë e narkotikë - policia arreston 33 persona në Karaçevë, 10 prej tyre policë
Lexo po ashtu Bixhoz ilegal, kontrabandim me njerëz, armë e narkotikë - policia arreston 33 persona në Karaçevë, 10 prej tyre policë

Ndërsa, majori në Policinë e Kosovës, Zejnullah Surdullu tha se operacioni ka pas për qëllim luftimin e veprave penale komtrabandimin me mallra, trafikim me njerëz dhe ofrimi i lokaleve për prostitucion.

​Kështu duken kazinot e rrënuara në Karaçevë
Lexo po ashtu ​Kështu duken kazinot e rrënuara në Karaçevë

“Zona e Karaçevës është ushtruar urdhër kontroll në 12 lokacione të cilat kanë qenë objekte të kazinosë, janë arrestuar 7 persona të cilët kanë rezultuar të jenë klient të tyre, si dhe janë konsiskuar 120 aparate, 6 shtëpiza kompjuteri etj. Të gjitha objektet që janë gjetur në këtë zonë janë të rrënuara për shkak se kanë qenë hapësira që janë shfrytëzuar për veprimtari kriminale. Në zonën e Prishtinës janë zhvilluar bastisje dhe si rezultat janë konfiskuar materiale. 25 aparate dhe mjete monetare që arrijnë shifrën 3,950 euro. Në mesin e ndaluar kemi 3 persona në këtë zonë”, theksoi ai.

Në këtë aksion janë arrestuar 8 zyrtarë policorë shqiptar, 3 serbë dhe sot është arrestuar zyrtari i fundit që ka qenë në listë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Kalo në kategori