LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi e Nismës debaton me Osmanin: Mund të jem deputete pa Grup Parlamentar, por jo pa parti politike

Krasniqi e Nismës debaton me Osmanin: Mund të jem deputete pa Grup Parlamentar, por jo pa parti politike

Deputetja e partisë Nisma Socialdemokrate, Arbëreshë Krasniqi ka reaguar pas prezantimit që ia bëri kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani në dhënien e fjalës gjatë seancës së sotme pasi nuk ia përmendi emrin e partisë së saj.

Krasniqi tha se edhe pse Nisma Socialdemokrate ka mbetur pa Grup Parlamentar, ajo i përket kësaj partie, emrin e së cilës kërkoi nga Osmani t’ia thoshte.

Mirëpo reagimi i menjëhershëm ishte nga Osmani e cila tha se nuk është çështje e deputetes për ta vlerësuar këtë, pasi siç tha ajo ekzistojnë disa rregulla në Kuvendin e Kosovës.


“Nga grupi parlamentar…Faktikisht një deputete pa grup e kemi, Arbëreshë Krasniqi. Nuk është çështje për ty ajo punë. Ekzistojnë disa rregulla në këtë kuvend, nuk keni grup Grupi Parlamentar zonjë…”, ka thënë Osmani.

Por Krasniqi ia ktheu duke i thënë se mos të ketë komplekse dhe stres, dhe se mund t’ia përmend emrin e partisë nga e cila vjen ajo.

“Nëse po të pengon emri Nisma Socialdemokrate ke mundur të thuash emër dhe mbiemër. Kryetare pa kompleks, pa stres. Nuk e kemi ne atë problem. Na jemi parti socialdemokrate, është shumë e pranueshme me qenë unë si deputete pa grup, ama jo pa parti politike. Çështja e grupit është e jona e jo e juaja. Megjithatë faleminderit”, ka thënë Krasniqi.

Ndërsa Osmani i tha se komplekse kanë ata, pasi nuk po munden t’i bëjnë gjashtë deputetë për formimin e Grupit Parlamentar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele

Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralele serbe, reagojnë Italia dhe Franca

Mbyllja e institucioneve paralele serbe, reagojnë Italia dhe Franca

Lajme
Edhe Britania reagon për strukturat paralele: Të jenë në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës

Edhe Britania reagon për strukturat paralele: Të jenë në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës

Lajme
Rohde: Pajtohemi të mos ketë struktura paralele, por rruga të jetë gjithëpërfshirëse

Rohde: Pajtohemi të mos ketë struktura paralele, por rruga të jetë gjithëpërfshirëse

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Drejtësi
Projekti 1.4 miliardë euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Projekti 1.4 miliardë euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Lajme
Kalo në kategori