Me dy vjet burgim për keqpërdorim detyre është dënuar Shukri Buja, ish-kryetar i Lipjanit për rastin e njohur si “Ferronikeli”.
Të akuzuarit tjerë në këtë rast janë Halit Gashi i cili është dënuar me gjashtë muaj burgim, masë kjo që mund të zëvendësohet me gjobën prej 2 mijë eurosh.
Me gjashtë muaj burgim janë dënuar edhe Bajram Rizani dhe Edmond Rexhepi dhe po ashtu mund të zëvendësojnë dënimin me nga 2 mijë euro. Ndërsa, Hashim Vishesella është dënuar me 5 muaj burgim dhe mund të zëvendësojë dënimin me 1,500 euro.
Të akuzuarit janë detyruar të paguajnë edhe shpenzimet e procedurës penale, Shukri Buja në shumë prej 500 euro, kurse të akuzuarit tjerë në shumë prej 100 euro.
Ndërsa, Magbule Sadiku, Driton Avdiu dhe Burim Kodra janë liruar nga akuzat në mungesë të provave.
Shpallja e aktgjykimit është bërë nga kryetari i trupit gjykues, Beqir Kalludra.
Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), në shkurt të vitit 2017 kishte ngritur aktakuzë me të cilën i ngarkon ish-kryetarin e Lipjanit, Shukri Buja, Nebih Zeqirin – zyrtar për çështje pronësore në zyrën e Kryetarit të Komunës së Lipjanit, Halit Gashi – në cilësinë e drejtorit të Drejtorisë për Gjeodezi dhe Kadastër në Lipjan, Magbule Sadiku – zyrtare në Drejtorinë për Gjeodezi dhe Kadastër në Lipjan, se në kundërshtim me dispozitat ligjore, kanë ndërmarrë veprime për shpronësimin, eksproprijimin dhe më pas kanë tjetërsuar pronat shoqërore dhe komunale, në dobi të “New Co Ferronikel Complex L.LC”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjendet thika me të cilën dyshohet se u godit për vdekje 14-vjeçari Martin Cani
Dy lëkundje sizmike në Shqipëri, tërmetet godasin në Shkodër dhe Çorovodë
Petrova: Mbledhja e të ardhurave tatimore është mjaft stabile, kemi pagesë më të lartë krahasuar me vitin e kaluar
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje