Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili ka adresuar një varg kritikash ndaj kryeministrit Avdullah Hoti për dialogun me Serbinë.
Ai në seancën e sotme plenare, ku po raporton kreu i ekzekutivit, tha se i njëjti ka përkeqësuar pozicionin e Kosovës në dialog duke hapur tema të rrezikshme dhe duke mos sjell njohjen nga Uashingtoni, siç kishte trumbetuar vazhdimisht.
“Premtuat njohje. I bindur, në kufi të arrogancës. Por, i mbërthyer nga iluzionet e pushtetit, jo që nuk e arritët njohjen, por përkundrazi po e largoni Kosovën nga mundësia e njohjes…Kjo shihet më së miri me temat që jeni duke i trajtuar. Të kaluara e të mbyllura, që nga koha e Edita Tahirit, ju po kaloni nëpër të njëjtat tema, e po i shqyrtoni si të reja. Çdo rrotullim i juaji në rreth, po duartrokitet nga Serbia, sepse edhe ata po çuditen me çfarë lehtësie po jua lejon hapjen e temave të vjetra e të mbyllura. Kjo sjellje e juaja – në temat që janë konsideruar të mbyllura për Kosovën, është e rrezikshme”, ka thënë Ismaili, njofton Telegrafi.
Ish-ministri i Shëndetësisë akuzoi kreun e ekzekutivit edhe për negocimin për resurset e vendit.
“Qeveria Hoti, me ekipin masiv, e ka përkeqësuar dialogun, duke ia shtuar Kosovës edhe një problem tjetër – atë të kontestimit të pronësisë së pasurive natyrore të Kosovës… Është hera e parë në historinë e Republikës tonë që përfaqësuesit tanë shtetërorë negociojnë për resurset tona dhe që pasuritë tona të pazëvendësueshme i bëjnë objekte të pazareve me Serbinë. Shteti ynë deri tash ka zotëruar dhe menaxhuar i vetëm Ujmanin. Avdullah Hoti, me delegacionin e tij të madh, ka arritur që ta bëjë Serbinë bashkëpronare në arterien kryesore të ujit të Kosovës. Duke e bërë Serbinë hisedar të Ujmanit, Hoti ka hapur derën e kahmotshme të kërkesës së Serbisë – ndarjen e resurseve të Kosovës”, ka thënë Ismaili.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd
Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës
Flet neuropsikiatri që trajtoi nënën që dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna me tre fëmijët
Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë
The Telegraph: Një në tre gra britanike ndihet e trishtuar, më keq se ato në Kosovë e në Arabinë Saudite
Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?