LAJMI I FUNDIT:

Raporti i COVID-19 në Spitalin e Pejës, katër të shëruar e katër në gjendje të rëndë

Raporti i COVID-19 në Spitalin e Pejës, katër të shëruar e katër në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë duke u trajtuar 20 pacientë me COVID-19. Sipas njoftimit nga ky spital, gjatë 24 orëve të fundit janë nga coronavirusi janë shëruar katër pacientë.

Sa i përket gjendjes së pacientëve, 1 pacientë është në Respirator, 11 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 4 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

“Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 208 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë̈. 18 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.


6 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 3 normale dhe 3 me prerje cezariane. Kanë lindur 6 foshnje, 3 të gjinisë mashkullore dhe 3 të gjinisë femërore.

173 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2,471 analiza.

10 Operacione janë kryer gjatë ditës së djeshme. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 142 shërbime Radiologjike, dhe prej tyre 90 Rëntgena, 37 EHO dhe 15 CT-ja”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/