LAJMI I FUNDIT:

Radio Dukagjini shënon 21 vjetorin e themelimit

Radio Dukagjini shënon 21 vjetorin e themelimit

Sot është 21 vjetori i Radio Dukagjinit. Pjesëtarët e këtij institucioni si ata që ishin që nga krijimi i saj edhe këta të cilët po e mbajnë traditën e Radio Dukagjini tregojnë veçantitë dhe ndjenjën e të qenit pjesë e këtij institucioni medial.

21 vjet rrugëtim, 21 vjet shoqëri me dëgjuesit e 21 vjet dashuri. Kjo është Radio Dukagjini me 21 vjet jetë. Drejtoresha e këtij institucioni medial, Edita Doli tha se Radio Dukagjinin e bëjnë të veçantë dëgjuesit dhe natyraliteti.

“Jemi origjinalë. Jemi të afërt me dëgjuesit. Nuk jemi yje mbi kokë. Takohemi çdo ditë me ta. Jemi njëjtë si dëgjuesit. Kemi dy këmbë dhe dy duar”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Edita Doli.


E drejtori i RTV Dukagjinit, Ermal Panduri tha se çelësi suksesit të radios janë dëgjuesit dhe afërsia me ta.

“Kemi afërsi të jashtëzakonshme me dëgjuesit. Ne nuk jemi medium klasik. Ne nuk jemi medium që informojmë apo argëtojmë. Jemi duke kombinuar informimin dhe argëtimin në shërbim të qytetarëve”, deklaroi Ermal Panduri.

E Radio Dukagjini është këtu sepse dikush në 99-tën e filloi atë. Feim Kurhasani, një ndër pjesëtaret më të hershem të Radios tregoi rrugëtimin e saj në pak fjalë .

“Ambicia e korporatës “Dukagjini” për radion dhe televizionin ka qenë që një ditë të fillojmë të punojmë dhe veprojmë në Prishtinë, ashtu siç jemi sot”, deklaroi Feim Kurhasani.

E, Sebiha Ramaxhiku tregoi ndjesinë e të qenit pjesë e Radio Dukagjinit.

“Ne sot po shënojmë 21 vjetorin e punës. Rrugëtimin e filluam në Pejë pastaj e vazhduam në Prishtinë. Jemi një shtëpi e madhe dhe jemi radio që me dekada mbajmë primatin”, deklaroi Sebiha Ramaxhiku

Radio Dukagjini ka filluar punën në vitin 1999 në datë 16 shtator./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori