LAJMI I FUNDIT:

Zaev-Mitsotakis: Partneritetin e bazuar në besim dhe miqësi e transformuam në aleancë me anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO

Zaev-Mitsotakis: Partneritetin e bazuar në besim dhe miqësi e transformuam në aleancë me anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO

Kryeministri Zoran Zaev, sot pati takim pune me Kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Micotakis të cilin takim dy bashkëbiseduesit e vlerësuan si të rëndësishëm dhe kontribut shtesë për avancimin e raporteve mes dy vendeve.

Në takim, në të cilin morën pjesë edhe zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investime, Fatmir Bytyqi, zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, u theksua se me Marrëveshjen e Prespës, Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Greqia krijuan model për zgjidhjen e suksesshme të çështjeve të hapura mes vendeve fqinje.

“Kryeministri Zaev në takim me Micotakis theksoi se partneriteti i krijuar në bazë të besimit dhe raporteve miqësore mes dy vendeve, u transformua në aleancë e cila u vërtetua edhe me anëtarësimin e vendit tonë në NATO dhe se Greqia mbetet lobist dhe mbështetës i fuqishëm i vendit tonë në procesin vijues të bisedimeve me BE-në, i cili duhet të fillojë me konferencën e parë ndërqeveritare gjatë udhëheqjes së RF të Gjermanisë me Këshillin e BE-së .


Dy kryeministrat në takim biseduan edhe për bashkëpunimin e ardhshëm dhe për zbatimin e dispozitave nga Plani i Veprimit nga Marrëveshja e Prespës, mes të cilave prioritet ka vazhdimi i punës së komiteteve të përbashkëta të ekspertëve për çështje historike, arsimore dhe arkeologjike, si dhe puna e Komitetit për dialog të biznesit për gjetjen e zgjidhjeve për markat dhe brendet të mbrojtura dhe për nxitje shtesë të politikave të cilat duhet ti lehtësojnë relacionet e biznesit.

Në këtë drejtim në takim u bisedua për krjimin e kushteve për bashkëpunim më të madh ekonomik dhe intensifikimin e interkoneksionit për gaz natyror ndërmjet dy vendeve për të cilin ekziston marrëveshje përfundimtare e cila duhet së shpejti të nënshkruhet”, thuhet në deklaratën e Qeverisë.

Nga atje shtojnë se kryeministrat Zaev dhe Micotakis folën edhe për ballafaqimin me pandeminë me COVID-19 dhe ranë dakord se solidariteti dhe bashkëpunimi i BE-së me Ballkanin Perëndimor në këtë drejtim duhet të vazhdojë dhe të mbindërtohet me kyçje të rajonit në politikat e BE-së për rimëkëmbje ekonomike të vendeve nga Evropa./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
​Tre muaj asnjë aplikim, subjektet politike ende nuk kanë dërguar listat e kandidatëve për deputetë

​Tre muaj asnjë aplikim, subjektet politike ende nuk kanë dërguar listat e kandidatëve për deputetë

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori