LAJMI I FUNDIT:

Ish-mundësi i WWE që u kthye në yll filmi, Dave Bautista kritikon homologët e tij: The Rock dhe John Cena nuk janë aktorë të mirë

Ish-mundësi i WWE që u kthye në yll filmi, Dave Bautista kritikon homologët e tij: The Rock dhe John Cena nuk janë aktorë të mirë

Legjenda e WWE që u kthye në një yll Hollywoodi, Dave Bautista, ka thumbuar së fundmi kolegun e tij, Dwayne ‘The Rock’ Johnson, i cili njashtu dikur ishte mundës dhe tani është aktor, duke pretenduar se ai ikona nuk është një aktor i mirë.

51-vjeçari ka ndjekur shembullin e njerëzve të tjerë si Great One dhe John Cena në biznesin e filmit pasi kanë lënë ringun e mundjeve, shkruan The Sun.


Pas një fillimi të suksesshëm në karrierë, Bautista u vlerësua gjerësisht për performancën e tij në filmin “Guardians of the Galaxy” dhe fansat tani presin me padurim të shohin filmin e tij më të fundit, “Dune”.

Dave Bautista (Foto: Jesse Grant/Getty Images/Guliver)

John Cena gjithashtu po shijon sukses të madh në karrierën filmike.

Por sikur ai, ashtu edhe Bautista kanë ende ca rrugë për të arritur nivelin e The Rock, i cili ishte aktori më i paguar i Hollywood-it vitin e kaluar.

Sidoqoftë, Bautista ka zbuluar se ai nuk mendon se as The Rock e as John Cena janë aktorë të mirë.

John Cena (Foto: Dia Dipasupil/Getty Images/Guliver)

Duke folur për Tampa Bay Times, ai tha: “[The Rock dhe John Cena] janë mundës që u bënë yje të filmit”.

“Unë jam … diçka tjetër. Unë isha mundës. Tani, unë jam aktor”, tha ai.

Bautista, i cili u kthye për ndeshjen e tij të pensionimit në WrestleMania 35 në vitin 2019 kundër Triple H, vazhdoi: “[The] Rock ishte, në një farë mënyre, një yll filmi para se ai të ishte edhe një yll filmi”.

Dwayne ‘The Rock’ Johnson (Foto: Jean Baptiste Lacroix/Getty Images/Guliver)

“Ka diçka në lidhje me të që është me të vërtetë e veçantë. Unë kurrë nuk do ta merrja shembull nga ai”.

“A do ta konsideroja një aktor të shkëlqyeshëm? Absolutisht jo”, tha Bautista.

Duke shpjeguar arsyetimin e tij, Bautista shtoi: ”Unë dua role të mira. Nuk më intereson ‘Fast and Furious’ ose ‘Bumblebee’. Nuk është lloji i yllit që dua të jem”, tregon ish-mundësi.

Dave Bautista (Foto: Emma McIntyre/Getty Images/Guliver)

“Unë dua të jem në novelën ‘Dune’, dua të punoj me regjisorin Denis Villeneuve. Unë dua të punoj me Sam Mendes dhe Jodie Foster, dua të punoj me fituesit e Çmimeve ‘Oscars’”, ka shtuar Dave.

“Jam krenar që jam aktor i karakterit. Unë dua respekt, besueshmëri dhe edukim”, ka përfunduar ish-mundësi i njohur, i kthyer në aktor. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
Roja i sigurisë së Drake plagoset rëndë nga të shtënat me armë zjarri në rezidencën e tij në Toronto

Roja i sigurisë së Drake plagoset rëndë nga të shtënat me armë zjarri në rezidencën e tij në Toronto

Magazina
Ky është banori që u eliminua nga Big Brother VIP Albania

Ky është banori që u eliminua nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Aktorja Ana Lika konfirmon lidhjen me ish-banorin e Big Brother VIP Albania

Aktorja Ana Lika konfirmon lidhjen me ish-banorin e Big Brother VIP Albania

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Modelja tregon për aferën me yllin e Ligës Premier: Më kërkonte foto lakuriq, nuk e dija që ishte i martuar, gruaja e tij më ofendoi keq

Modelja tregon për aferën me yllin e Ligës Premier: Më kërkonte foto lakuriq, nuk e dija që ishte i martuar, gruaja e tij më ofendoi keq

Magazina
Kalo në kategori