Deklarata doganore e mallrave, fatura komerciale, certifikata e origjinës, janë disa dokumente të cilat kërkohen për të eksportuar një produkt nga Kosova për në një shtet tjetër. Por, në shumë raste, këto dokumente në të cilat shkruan “Republika e Kosovës” nuk pranohen nga autoritetet doganore në Serbi, bëjnë të ditur zyrtarë të Doganave të Kosovës dhe përfaqësues të bizneseve të cilët eksportojnë në Serbi.
Marrëveshja për normalizim të marrëdhënieve ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë e nënshkruar më 4 shtator në Washington, po konsiderohet nga përfaqësues të bizneseve se do të mund të eliminojë këto barriera.
Adriatik Stavileci, zëdhënës në Doganat e Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se autoritetet serbe në rastin e eksportit të produkteve nga Kosova në Serbi vendosin pengesa herë pas here duke mos njohur dokumentet të cilat lëshohen nga institucionet e Kosovës.
“Me Serbinë kemi disa probleme të natyrave që më shumë janë politike sesa teknike, kemi probleme të certifikatave fitosanitare të cilat herë pas here nuk pranohen. Kemi pastaj problemet tek daljet zyrtare. Autoritetet e Serbisë nuk e llogarisin dalje zyrtare nëse një maune ka dal nga një pikëkalim kufitar. Nëse del nga pika kufitare në Merdare ata e quajnë transit të brendshëm dhe nganjëherë mauna me mallra duhet të shkojë nga Maqedonia (e Veriut)”, sqaron Stavileci.
Në muajin korrik, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Kosova kishte eksportuar mallra në Serbi në vlerë prej rreth 3,814 milionë euro. Derisa, Serbia kishte eksportuar në Kosovë mallra në vlerë prej rreth 18,914 milionë euro.
Shaqir Palushi, pronari i kompanisë Frutex nga Suhareka, e cila merret me prodhimin e pijeve joalkoolike dhe energjike, tha për Radion Evropa e Lirë, se përveç barrierave që Serbia i vendos produkteve nga Kosova, problemi qëndron se produktet e Kosovës nuk preferohen nga konsumatorët në Serbi.
“Produktet tona eksportohen juridikisht në Serbi, por shumica e produkteve shkon në Luginën e Preshevës (treg me shumicë shqiptare), por në pjesën tjetër të Serbisë është e pamundur për shkak të paragjykimeve nga ana e tregtarëve, por edhe nga konsumatorët serbë të cilët produktet finale që shkruan ‘Made in Kosova’ nuk i konsumojnë. Nga viti në vit kemi pasur pengesa. Fillimisht ka pasur pengesa nuk janë pranuar disa nga dokumentet ku shkruan Kosovë, por më vonë janë pranuar, por ka pasur herë pas here që kanë krijuar barriera dhe nuk na janë lejuar produktet të hynë në Serbi. Kryesisht certifikatat fitosanitare janë ato të cilat nuk pranohen nga Serbia”, thotë ai.
Certifikatë fitosanitare është dokumenti që e vërteton gjendjen shëndetësore të dërgesës i lëshuar nga shërbimi fitosanitar për shëndetin e mallrave nga vendi i prejardhjes.
Marrëveshja për normalizim të marrëdhënieve ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë, nga Aleanca Kosovare e Biznesit konsiderohet se mund të eliminojë të gjitha barrierat tregtare që Serbia i ka bërë Kosovës.
Agim Shahini kryetar i kësaj shoqate ekonomike tha për Radion Evropa e Lirë se kjo marrëveshje do t’iu hap mundësi prodhuesve nga Kosova që produktet e tyre t’i eksportojnë në Serbi.
“Pas marrëveshjes së Washingtonit, Kosovës i është hapur një port i eksportit në Serbi. Së fundi një komani nga Kosova dhe një kompani nga Serbia kanë nënshkruar një marrëveshje prej 1 milion euro eksport të verës dhe kjo hap mundësinë edhe prodhuesve tjerë vendor të eksportojnë në këtë treg që ka qenë i ndalur për prodhimet e Kosovës duke pasur parasysh që Serbia vazhdimisht ka krijuar pengesa dhe barriera jo tarifore”, thotë Shahini.
Kompania Agrokosova Holding nga Kosova dhe kompania Euro Test nga Serbia, ditë më parë kanë nënshkruar një marrëveshje e cila kap vlerën e 1 milion eurove dhe si e tillë kjo marrëveshje mundëson që produktet e Kosovës të shiten në Serbi me mbishkrimin “Made in Kosova”.
Në vitin 2019, Serbia, për shkak të vendosjes së taksës 100 për qind nga Qeveria e Kosovës kishte eksportuar mallra në vlerë afër 5 milionë euro, sipas Doganave të Kosovës, por, para vendosjes së kësaj takse në nëntor të vitit 2018, Serbia ishte eksportuesja më e madhe e produkteve në Kosovë në një vlerë prej rreth 400 milionë euro në vit.
Taksa ndaj produkteve me orgjinë nga Serbia është hequr nga Qeveria e Kosovës në prill të këtij viti.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg
“Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?”: Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një ‘rezervë kombëtare me bitcoin’
Deficiti tregtar i Kosovës rritet në 490 milionë euro në tetor 2024, krahasuar me vitin paraprak
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A