LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj Stublla udhëtoi për vizitë zyrtare në Holandë

Haradinaj Stublla udhëtoi për vizitë zyrtare në Holandë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj Stublla, të mërkurën udhëtoi për vizitë zyrtare në Mbretërinë e Holandës, ku do të takohet me homologun e saj, Ministrin holandez të Punëve të Jashtme, Stef Blok, me të cilin do të diskutojë për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve, çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën dhe zhvillimet politike në rajon.

Kryediplomatja Haradinaj-Stublla do të takohet edhe me zyrtarë të tjerë të lartë holandezë, derisa në Hagë të enjten do të nënshkruaj edhe një marrëveshje të rëndësishme për qytetarët e të dyja vendeve – Marrëveshjen për Sigurimet Sociale Kosovë-Holandë.


Në kuadër të kësaj vizite zyrtare, ministrja Haradinaj Stublla do të vizitojë Institutin Clingendael me qëllim të thellimit të bashkëpunimit me fokus në politikën e jashtme, marrëdhëniet ndërkombëtare, diplomacinë ekonomike dhe siguria ndërkombëtare, dhe me qëllim ngritjen e shkathtësive profesionale të diplomatëve dhe të shërbyesve civil të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës.

Gjatë qëndrimit në Mbretërinë e Holandës, ministrja Haradinaj-Stublla do të takojë edhe veprimtarë dhe përfaqësues të diasporës sonë atje, me të cilët do të diskutojë për thellimin dhe forcimin e lidhjeve të ndërsjella midis diasporës dhe vendit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori