Pjesëtarët e Shërbimit Korrektues të Kosovës kanë paralajmëruar protesta në rast se nuk do të përfshihen në listën e pagesave shtesë prej 300 eurosh për muajin korrik dhe gusht.
Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, Kryetari i Sindikatës së Shërbimit Korrektues të Kosovës, Zenun Sadikaj i cili tha se tashmë me kërkesat e tyre i kanë drejtuar një letër edhe ministritë të Drejtësisë, Selim Selimi por që ende nuk kanë marr ndonjë përgjigje.
Sadikaj përmes telefonit i ka thënë KosovaPress-it se edhe ky institucion i sigurisë është përballur me numër të konsiderueshëm të stafit dhe të burgosurve që janë prekur nga Covid-19, prandaj kërkojnë që edhe ata t’i marrin pagat shtesë për dy muajt e kaluar.
Kryesindikalisti i Shërbimit Korrektues të Kosovës deklaroi se pagat shtesë për muajin prill dhe maj i kanë marr.
“Ne me një shkresë iu kemi drejtua Ministritë të Drejtësisë më datën 28.08.2020 nga i cili kemi kërkuar që të përfshihemi në pakon për kompensim të ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandëmisë Covid-19. Ne si institucion i sigurisë jemi përballur me një numër të konsiderueshëm si tek stafi ashtu edhe tek të dënuarit andaj kërkojmë që edhe në të përfshihemi në këtë pako financiare. Punonjësit e SHKK-së do i shfaqin pakënaqësitë e tyre nëse nuk arrihet të përfshihemi në këtë pako….më herët kemi qenë të përfshirë, dy herë nga 300 euro…sipas informacionit që kemi nuk jemi të përfshirë ne i kemi dërguar ministrit kërkesë por nuk kemi asnjë përgjigje po ndihemi të anashkaluar”, tha ai.
Sadikaj tha se nëse qeveria nuk i merr parasysh kërkesat e pjesëtarëve të Shërbimit Korrektues ata edhe do të protestojnë deri në realizimin e kërkesës së tyre.
“Paralajmërohet edhe protestë sikurse edhe Policia me siguri që nëse nuk përfshihemi do të futemi edhe ne në protestë”, tha ai.
Për mospërfshirje në pagesën shtesë prej 300 eurosh për muajin korrik dhe gusht protesta kanë paralajmëruar edhe Policia e Kosovës, ndërsa greva dhe protesta kanë mbajtur edhe punëtorët teknik, higjienik si dhe ata të sigurimit të Qendrave të Mjekësive Familjarë dhe QKUK-së./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos