LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me anijen e cila pa ekuipazh pritet të lundrojë përtej Atlantikut

Njihuni me anijen e cila pa ekuipazh pritet të lundrojë përtej Atlantikut

Një anije kërkimore, plotësisht autonome do të bëjë një nga udhëtimet e para autonome transatlantike në botë.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Promare, një organizatë kërkimore detare jofitimprurëse, ka punuar me IBM, një konsorcium global partnerësh dhe organizatash shkencore për të ndërtuar anijen autonome të Mayflower (MAS).


Duke nisur nga Plymouth në Mbretërinë e Bashkuar në 16 Shtator 2020, anija do të udhëtojë për në Plymouth, Massachusetts, pasi të kaloi gjashtë muaj duke mbledhur të dhëna për gjendjen e oqeanit.

“Ajo është në gjendje të skanojë horizontin për rreziqe të mundshme, të marrë vendime të informuara dhe të ndryshojë kursin e saj bazuar në një bashkim të të dhënave të drejtpërdrejta. Me aftësinë e saj për të vazhduar rrugëtimin përballë kushteve më sfiduese, kjo anije e vogël është një mikrokozmos për çdo biznes aspirues të shekullit 21”, ka thënë Andy Stanford-Clark, shefi i teknologjisë për IBM.

Projektuar për të siguruar një mënyrë të sigurt, fleksibile dhe me kosto efektive për mbledhjen e të dhënave për oqeanin, gjenerata e re Mayflower premton të transformojë oqeanografinë duke punuar së bashku me shkencëtarët dhe anijet e tjera autonome për të ndihmuar në kuptimin e çështjeve kritike si ngrohja globale, ndotja plastike dhe ruajtja e gjitarëve detarë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Japonia dhe Brazili bien dakord të mbrojnë pyjet tropikale të Amazonës

Japonia dhe Brazili bien dakord të mbrojnë pyjet tropikale të Amazonës

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Kalo në kategori