LAJMI I FUNDIT:

Policia asgjëson bimë narkotike në zonën e Koshares

Policia asgjëson bimë narkotike në zonën e Koshares
ilustrim

Policia e Kosovës ka hasur sot në zonën e Koshares në plantacione të mbjella me bimë narkotike, ku ka asgjësuar 130 bimë kanabis sativa.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi, ka thënë për Telegrafin se gjatë patrullimit në zonën e Koshares, patrulla policore sot ka hasur plantacione të mbjella me bimë narkotike.

“Njësitet relevante policore e kanë trajtuar rastin, kanë njoftuar prokurorin, kanë shkatërruar me djegie rreth 130 bimë kanabis sativa me gjatësi nga 1.5 deri në 4 metra”, ka deklaruar Krasniqi.


Ai tha se rasti vazhdon të trajtohet nga njësia e antidrogës. /Telegrafi/