LAJMI I FUNDIT:

Osmani: S’ka dy popuj që e kuptojnë më mirë njëri-tjetrin sesa shqiptarët dhe izraelitët

Osmani: S’ka dy popuj që e kuptojnë më mirë njëri-tjetrin sesa shqiptarët dhe izraelitët

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka marrë pjesë në festën e Vitit të Ri hebraik të komunitetit hebre në Prishtinë.

Osmani në fjalimin e saj tha se populli shqiptar dhe ai izraelit e kuptojnë mirë dhimbjen e njëri-tjetrit dhe kërkoi që marrëdhëniet Kosovë-Izrael të kalojnë një fazë tjetër.

“Këtë vit sikurse çdo festë tjetër për popujt anë e kënd botës edhe kjo festë po festohet ndryshe për shkak të pandemisë. Por, pikërisht në frymën e kësaj feste uroj që besimi miqësi, solidariteti dhe optimisti të shndërrohet në udhërrëfyes për të gjithë ne dhe po ashtu të na gjejë të gjithëve ky vit në një stad më të avancuar në marrëdhëniet mes Republikës së Kosovës dhe Izraelit”, tha Osmani, raporton Klan Kosova.


“Historia e dëshmon që për një kohë të gjatë, por në veçanti shtatë dekada më parë gjithë shqiptarët i qëndruan pranë popullit hebraik për t’i shpëtuar ata nga shfarosja. Para 20 vjetësh gjatë luftës në Kosovë kur populli i Kosovës po rrezikohej nga shfarosja, ishte pikërisht Izraeli dhe shtetet tjera që i dolën në krah”.

“S’ka dy popuj që i kuptojmë vuajtjet më mirë e më shumë, sesa populli ynë në Kosovë dhe ai në Izrael. Është lajm dhe sihariq i mirë për të kurorëzuar një miqësi të gjatë mes dy popujve”, tha kryeparlamentarja Osmani.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohet dëshmia e Hekuran Gjonit i cili vrau djalin e tij me thikë buke

Zbulohet dëshmia e Hekuran Gjonit i cili vrau djalin e tij me thikë buke

Lajme
Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt

Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës

Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Fshati Mirakë vetëm me 20 të moshuar: Do na gjejnë fëmijët të vdekur, ikën të gjithë

Fshati Mirakë vetëm me 20 të moshuar: Do na gjejnë fëmijët të vdekur, ikën të gjithë

Lajme
Kalo në kategori