Ndikimi i krizës së pandemisë së virusit corona COVID-19 ka marrë përmasa të mëdha në nivel global. Kjo krizë ka prekur veprimtarinë e bizneseve dhe njëkohësisht ka ndikim të madh si në aspektin ekonomik ashtu edhe në atë social.
Nisur nga kjo, Qeveritë e Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut duhet të marrin vendime të cilat do të lehtësojnë lëvizjen e lirë të njerëzve si dhe të mundësojnë rrjedhën e pandalur të shkëmbimit tregtar, gjë e cila ndikon në zhvillimin e ekonomisë rajonale të të dy vendeve.
“Oda e Afarizmit të Kosovës dhe Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore apelojnë deri tek Qeveritë e të dy shteteve që të shfuqizojnë vendimin për PCR test negativ të obligueshëm, në koordinim me ministritë dhe komisionet përkatëse në mënyrë që të mundësohet vazhdimi i bashkëpunimit të pandërprerë rajonal, duke ju përmbajtur të gjitha masave për mbrojtje dhe parandalim të COVID-19.
Duke marrë parasysh lidhjen dhe afërsinë tokësore të Kosovës me Maqedoninë e Veriut, PCR testi negativ i obligueshëm i vendosur për hyrje në të dyja shtetet po paraqet një barrierë shtesë si për personat fizik, ashtu edhe për bizneset, sepse së pari goditet ekonomia e cila pëson humbje të mëdha nga ky vendim”, thuhet në njoftim.
Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë vendosur teste me Shqipërinë dhe si e tillë konsiderojmë që nuk është e nevojshme të vendosen as ndërmjet njëra tjetrës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak