LAJMI I FUNDIT:

Sindikata e Policisë paralajmëron protesta, Kamberi: Mos na lejoni të dalim në protestë, revolta është shumë e madhe

Sindikata e Policisë paralajmëron protesta, Kamberi: Mos na lejoni të dalim në protestë, revolta është shumë e madhe

Kryetarja e Sindikatës së Policisë së Kosovës, Valbona Kamberi ka thënë se Policia e Kosovës do të mbajë një protestë për shkak të pakënaqësive që i kanë ndaj Qeverisë së Kosovës, për mënyrën e trajtimit të tyre nga aspekti financiar.

Kamberi tha se kërkesat e tyre zbatimi i pakos emergjente, shujta për policët si dhe çështje tjera.

Sipas saj, Policia e Kosovës ballafaqohet me sfida të shumta dhe me rrezikshmëri, ndërsa bëri të ditur se vetëm këtë vit kanë dërguar tri kërkesa tek Qeveria e Kosovës për pakënaqësitë e tyre.


“Kërkesat nuk janë të sotmet, por të disa viteve. Nuk janë realizuar asnjëherë kërkesat e Policisë së Kosovës. Vetëm këtë vit kemi dërguar tri kërkesa në qeveri, i jemi drejtuar edhe menaxhmentit të policisë, qeverisë, ministrisë, etj. Policia që nga 12 marsi i këtij viti e deri më sot punojnë nga 12 orë. Të paktën tu jepet pushimi, pasi janë larg nga familjet e tyre, siç jeni dhe në dijeni. Po flas nga terreni ku i kemi njerëzit tonë. Është një sakrificë dhe jo stimulim që po veprohet ndaj Policisë së Kosovës”, ka thënë ajo.

Kamberi tutje shtoi se pjesëtarë të Policisë së Kosovës ballafaqohen edhe me persona që mund të jenë të infektuar me COVID-19, përcjell Telegrafi.

Siç tha ajo, deri më sot mbi 600 pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë të infektuar me COVID-19.

Kryetarja e Sindikatës potencoi se protesta do të ketë, por në çfarë mënyre do të mbahen do ta vendos sindikata.

“Policia ballafaqohet me person janë apo s’janë të infektuar me COVID-19, dhe mbi 600 pjesëtarë të Policisë janë të infektuar. Pakoja emergjente është nda në mënyrë jo të dinjitetshme edhe për punëtorët shëndetësorë. Protestat do të jenë, por në çfarë forme do të jenë, do ta vendos Sindikata. Do të përdorimin të gjitha mjetet tona sindikale”, tha më tej Kamberi.

Ajo më tej shtoi se nëse nuk u plotësohen kërkesat e tyre nga Qeveria e Kosovës, policia nuk do të merret më me qytetarët nëse i mbajnë apo jo maskat.

“Kur policia del në protestë, çka më tutje? Ta keni me dije se do të jetë një pasivitet, ndoshta do t’i kushtoj buxhetit të Kosovës, por nuk do të merremi me dënime dhe nuk do të merremi me atë se kush do të mbaj maskë e kush jo. Mos na lejoni të dalim në rrugë se rruga nuk është e mirë. Le të bëhet pakoja emergjente dhe çështja e shujtës për policët. Edhe maskat pjesëtarët e policës janë duke i blerë vet, kur rroga e policit është vetëm 395 euro”, tha tutje ajo.

Kamberi tutje tregoi se Qeverisë së Kosovës ju ka dhënë afat për arritjen e kërkesave të tyre deri më sot, 15 shtator.

“Mos e lejoni policinë të del në protestë, revolta është shumë e madhe”, ka thënë ndër të tjera, kryetarja e Sindikatës së Policisë së Kosovës, Valbona Kamberi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fadil Nura: Tre të vdekur nga aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Pejë

Fadil Nura: Tre të vdekur nga aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Pejë

Prishtina
Xhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip

Xhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt

Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt

Lajme
Shkoi në spital me të vjella, ndërron jetë 23-vjeçarja shqiptare në Itali

Shkoi në spital me të vjella, ndërron jetë 23-vjeçarja shqiptare në Itali

Kronika e Zezë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Kalo në kategori