Pagat në sektorin shtetëror pësuan rënie të lehtë në gjashtë mujorin e parë të vitit 2020, ndërsa në sektorin pësuan rritje në lehtë.
Për rrjedhojë hendeku i pagave ndërmjet punonjësve në publik dhe privat u ngushtua lehtë në gjysmën e parë të vitit.
Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT paga mesatare mujore bruto në sektorin shtetëror ishte 63,389 lekë duke shënuar rënie me 437 lekë ose 1 për qind ne raport me fundin e 2019. Ndërsa pagat ne sektorin privat erdhën me rritje, pasi niveli mesatar i rrogës mujore bruto ishte 513 lekë më i lartë në tremujorin e dytë 2020 në raport me fundin e vitit.
Gjithsesi hendeku i pagave ndërmjet sektorit publik dhe atij privat mbetet i lartë me rreth 28.6 për qind në fund të gjashtëmujorit të parë, në raport me 30.8 për qind që ishte në fund të vitit.
Por në realitet diferenca e pagave në sektorin privat është shumë herë më e ulët për shkak të informalitetit të lartë.
Analiza e riskut në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve ka vërtetuar se ka nëndeklarim të pagave në sektorin privat dhe kjo është më e dukshme tek profesionet e lira. Ky grup punëmarrësish (avokatë, kontabilistë, dentistë, inxhinierë, konsulentë, etj.) kanë të ardhura nga paga në nivelet e larta, por në tatime për efekt të taksave deklarojnë pagë minimale.
Gjithsesi Shqipëria si në sektorin publik dhe atë privat ofron një nivel të ulët të pagave për shkak se po aplikon një model të zhvillimit ekonomik bazuar në krahun e lirë të punës dhe jo mbi produktivitetin.
Për këtë arsye Shqipëria vijon të ofrojë pagat më të ulta në Rajon dhe në Evropë.
Paga mesatare në Shqipëri, në vitin 2019, ishte 420 euro, që është të paktën 30 për qind më e ulët se gjithë vendet e tjera të rajonit. Pas Shqipërisë renditet Kosova më 602 euro, Maqedonia më 617 euro, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina e kanë pagën mesatare rreth 700 euro.
Ndërsa më shumë paguhen punonjësit në Mal të Zi, mesatarisht me 770 euro.
Ky nivel pagash është në linjë dhe me të dhënat e Eurostat për të ardhurat për frymë, ku Shqipëria i ka ndër më të ulëtat në Evropë, më 31 për qind të mesatares europiane.
Shqipëria ka të ardhurat më të ulëta në rajon ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto, së bashku me Kosovën (rreth 26 deri 27 për qind e PBB-së) dhe kjo ka kushtëzuar dhe nivelin e pagave në administratën publike, që në nivelin e 536 eurove janë më të ulëtat në rajon. /Monitor/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
ATK: Vazhdon trendi rritës i të hyrave tatimore, 356.5 milionë euro të hyra vetëm për periudhën janar-prill 2024
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe