LAJMI I FUNDIT:

Qëllon me armë dy policët brenda veturës në Los Angeles, kamerat e sigurisë kapin momentin e tmerrshëm

Qëllon me armë dy policët brenda veturës në Los Angeles, kamerat e sigurisë kapin momentin e tmerrshëm

Një kërkim masiv ka filluar për një person i cili është arratisur pasi kishte qëlluar me armë dy policë të Los Angeles, të cilët po luftojnë për jetë në një spital në Compton.

Gjithçka ndodhi në afërsi të stacionit të metrosë në Compton, ku ngjante më shumë me një pritë – ku sulmuesi i qëllon me armë në kokë policët që ishin brenda veturës, transmeton Telegrafi.

Kamerat e sigurisë të vendosura në shtyllat elektrike, shfaqin të dyshuarin duke i qëlluar me armë policët brenda një veture patrulluese.


Bëhet fjalë për një burrë të veshur me rroba me ngjyrë të zezë që i afrohet veturës, në afërsi të stacionit të metrosë dhe shtie disa herë mbi ta.

https://twitter.com/HoodSites/status/1305160390075129861

Ai më pas largohet nga vendi i ngjarjes sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Që të dy policët kanë marrë plagë të shumta dhe për t’i shpëtuar më të keqes, janë detyruar t’i nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjike.

“Ishte një veprim qyqar. Dy policët po kryenin punën e tyre, duke shikuar punën e tyre dhe kujdesur për sigurinë e qytetarëve në trena”, ka deklaruar sherifi Alex Villanueva. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Aksident në Kroaci, autobusi nga Kosova del nga rruga - policia jep detajet e para

Aksident në Kroaci, autobusi nga Kosova del nga rruga - policia jep detajet e para

Kroacia

"Kështu duket demokracia" - mijëra qytetarë në mbarë SHBA-në protestojnë kundër politikave të Trumpit

Amerika
Zelensky tregon numrin e ushtarëve të vrarë dhe të plagosur ukrainas

Zelensky tregon numrin e ushtarëve të vrarë dhe të plagosur ukrainas

Evropa
SHBA mund të zbulojë planin e paqes të Trumpit për Ukrainën, që në fillim të javës së ardhshme

SHBA mund të zbulojë planin e paqes të Trumpit për Ukrainën, që në fillim të javës së ardhshme

Evropa
Zhvendosja e banorëve të Gazës do të ishte e përkohshme, thotë Rubio

Zhvendosja e banorëve të Gazës do të ishte e përkohshme, thotë Rubio

Azia
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin

Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin

Botë
Kalo në kategori