LAJMI I FUNDIT:

Vajza 15 vjeçare zhduket në lumë në Itali, babai zemërthyer zhytet çdo mëngjes për ta kërkuar

Vajza 15 vjeçare zhduket në lumë në Itali, babai zemërthyer zhytet çdo mëngjes për ta kërkuar

Një video e publikuar së fundmi në internet ka thyer zemrat e të gjithë atyre që e kanë parë.

Në pamje shihet një baba i cili nuk heq dorë së kërkuari vogëlushen e tij e cila në datën 1 shtator u mbyt në lumin Adda në parkun Bartesaghi në Sondrio të Italisë.


Ai çdo ditë shkon te lumi, zhytet dhe bërtet përmes shkëmbinjve vajzën e tij Hafs-ën e cila ishte vetëm 15 vjeçe.

Për gazetën ditore Provinca e Sondrio, babi zemërthyer i bëri thirrje të gjithëve ta ndihmojnë për të gjetur Hafsën.

“Nuk mund të ndalem së kërkuari. Po punoj shumë për ta gjetur dhe shpresoj se është dikush me vullnet të mirë që dëshiron të më ndihmojë. Shumë njerëz kanë punuar për të rikthyer Hafsën time, ata kanë bërë një punë të mirë por nuk e gjetën dot”, shprehet ai.

Nga autoritetet lokale vajza është deklaruar e zhdukur për më shumë se dhjetë ditë.

Tragjedia ndodhi gjate pasdites të 1 shtatorit ku adoleshentja u zhduk nga sytë e të afërmve të saj.

Kërkimet po vazhdojnë më ditë të tëra, mirëpo deri tani asnjë shenjë nga trupi i 15 vjeçares. /javanews.al/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Botë
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Nëna ukrainase e kapur nga Rusia përshkruan historinë e ndarjes nga fëmija për më shumë se një vit

Nëna ukrainase e kapur nga Rusia përshkruan historinë e ndarjes nga fëmija për më shumë se një vit

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Ushtria ruse 'ka humbur' 1,250 ushtarë të tjerë në Ukrainë, në vetëm një ditë - humbje të mëdha edhe në armatim

Ushtria ruse 'ka humbur' 1,250 ushtarë të tjerë në Ukrainë, në vetëm një ditë - humbje të mëdha edhe në armatim

Botë
Kalo në kategori