90 për qind e fshatrave të komunave të Pollogut, ende nuk kanë emra të rrugëve e as numra të shtëpive. Të pyetur për këtë problematikë, krerët e komunave thonë se është projekt tejet e i kushtueshëm dhe kërkon kohë për tu realizuar. Një situatë e tillë i shkakton probleme Postës së vendit. Për shkak të këtyre mungesave, postierët e kanë tejet vështirë t’i gjejnë personat që kanë dërgesa. Si alternativë shpesh letrat i lënë te bukëpjekësi i fshatit.
“Vështirë është, sepse nuk është vetëm mungesa e emërimit të rrugëve dhe numrave por edhe mungesa e kutive postare. Por, falë vullnetit dhe punës së postierëve ne arrimë ta kryejmë këtë detyrë. Ne kemi rënie të cilësisë edhe kur dërgesa është e kryer, sepse ka arritur në adresë të caktuar por pas afatit. Është vështirë se ka letra të ndryshme për shembull, kemi në një fshat dy tre emra të ngjashëm, emër e mbiemër”.
Komuna e vetme që ka kryer këtë obligim, është komuna e Tearcës. Kreu i saj Isen Asani është shprehur se, projekti nuk është aq i kushtueshëm, por duhet vullnet.
“Është i kushtueshëm por nuk është deri në atë nivel që të mos mund të realizohet, jo këtë ua them me plotë përgjegjësi. Derisa një komunë rurale si Tearca kemi arrit një gjë të tillë ta bëjmë komunat tjera janë besoni në pozicion edhe më të mirë dhe me numër më të madh të banorëve dhe ju mbetet vetëm me këshillin dhe administratën ti qasen punës”.
Por edhe pse komuna e Tearcës këtë projekt e ka realizuar prej 6 vitesh, numrat e rrugëve dhe të shtëpive ende nuk figurojnë në dokumentet personale të banorëve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZeqiri reagon pas shkarkimit: “Puç” i përgatitur prej kohësh
Babai i Hashim Thaçit flet pas takimit me djalin në Hagë
Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij
Forca Detare shqiptare dërgon anijen e dytë në operacionet e NATO-s
Qëlloi me armë të bijën dhe më pas vrau veten, si ndodhi ngjarja e rëndë në Lushnjë
Shkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare