LAJMI I FUNDIT:

Jaden Smith thotë se ai dhe Sofia Richie janë vetëm miq, pas spekulimeve se janë në lidhje dashurie

Jaden Smith thotë se ai dhe Sofia Richie janë vetëm miq, pas spekulimeve se janë në lidhje dashurie
Jaden Smith dhe Sofia Richie (Foto: Gettyimages/Guliver)

Rep-artisti ka qenë në top listë, pasi lansoi albumine tij të fundit “Cool Tape Volume 3”.

Përpos kësaj, në qendër të vëmendjes është bërë edhe për shkak të spekulimeve se ka filluar një lidhje me Sofia Richie, shkruan Daily Mail.

Ai ka zbuluar se mes tij dhe modeles nuk qëndron asnjë aludim, pasi janë miq për më shumë se një dekadë.


22-vjeçari është hapur për këtë temë në On Air me Ryan Seavrest, ndërsa fliste edhe për pushimet që kaloi me Sofia në bregdet.

“Në të vërtetë nuk jam duke shikuar shumë në internet, kështu që nuk kam parë asgjë. Por, unë dhe Sofia kemi qenë miq për 10 vite. Ne shkonim në plazh së bashku për vite me radhë”, është shprehur ai.

Ndërkaq, reperi ka shtuar se gjatë kësaj dekade të shoqërisë, asnjëherë nuk ka pasur ndonjë shkëndijë mes tyre. /Telegrafi/