LAJMI I FUNDIT:

Aktorët i dalin herë pozitivë e herë negativë me coronavirus, 50 Cent detyrohet t’i ndërpresë xhirimet e serialit shkaku i rezulateve të paqëndrueshme të testeve

Aktorët i dalin herë pozitivë e herë negativë me coronavirus, 50 Cent detyrohet t’i ndërpresë xhirimet e serialit shkaku i rezulateve të paqëndrueshme të testeve

Seriali i ri dramatik ligjor, “For Life”, në të cilin reperi i famshëm Curtis ’50 Cent’ Jackson shërben si producent ekzekutiv, ndërpreu xhirimet në New York të premten për shkak të problemeve me testimin e COVID-19 të aktorëve në shesh-xhirim.

“Si rrjedhojë e disa rezultateve të paqëndrueshme të testeve, dhe për shkak të kujdesit, ne kemi ndaluar xhirimet më herët sot”, tha një përfaqësues i Sony Pictures Television në një deklaratë për Deadline.


Besohet se shumë njerëz në serial rezultuan pozitivë fillimisht dhe më pas negativë, thuhet sipas burimeve, shkruan DailyMail.

Deri më tani është e paqartë se sa rezultate pozitive ose pozitive të rreme kishte midis aktorëve dhe ekipit, por mospërputhja ishte ende e mjaftueshme që drejtuesit e studios të mbyllnin xhirimet përkohësisht.

Seriali “For Life” kishte nisur xhirimet në lagjen Queens të New Yorkut, edhe pse 50 Cent nuk u pa në skenë në atë kohë, siç raportohet nga TMZ.

Seriali, i cili filloi xhirimet e sezonit të tij të dytë më 26 gusht, besohet të jetë prodhimi i parë që do të rikthehet dhe do të funksionojë në New York që nga mbylljet masive për shkak të krizës së coronavirusit.

Curtis “50 Cent” Jackson, producent ekzekutiv i serialit të ri “For Life” që do të publikohet së shpejti (Foto: Jamie McCarthy/Getty Images/Guliver)

Prodhimet filmike dhe televizive në të gjithë vendin tani po rikthehen ngadalë me një kujdes të shtuar gjatë përgatitjeve të tyre.

“For Life” është planifikuar të rifillojë xhirimet në Queens të hënën siç është planifikuar, nëse gjendet një zgjidhje për verifikim e rezultateve dhe marrjen e rezultateve të sakta për aktorët.

Curtis “50 Cent” Jackson, producent ekzekutiv i serialit të ri “For Life” që do të publikohet së shpejti (Foto: Brad Barket/Getty Images/Guliver)

Seriali i zhanrit dramë, në të cilin luan Nicholas Pinnock në rolin kryesor, bazohet lirshëm në jetën e Isaac Wright Jr, i cili u burgos për një krim që nuk e bëri. Ndërsa ishte i burgosur, ai u bë avokat dhe ndihmoi në prishjen e bindjeve të gabuara të njëzet shokëve të tij të burgosur, para se të provonte më në fund pafajësinë e tij.

Emra të tjerë të njohur që luajnë në serial janë: Indira Varma, Joy Bryant, Dorian Missick, Tyla Harris, Mary Stuart Masterson, Boris McGiver dhe Timothy Busfield. /Telegrafi/

Curtis “50 Cent” Jackson, producent ekzekutiv i serialit të ri “For Life” që do të publikohet së shpejti (Foto: Steven Ferdman/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina
Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Arbana Osmani dhe Eduarti shijojnë pushimet në Meksikë

Arbana Osmani dhe Eduarti shijojnë pushimet në Meksikë

Magazina
Kalo në kategori