LAJMI I FUNDIT:

Veliu pranoi donacion nga ambasada e SHBA-ve

Veliu pranoi donacion nga ambasada e SHBA-ve

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka pranuar sot një donacion nga amabsada e SHBA-ve.

Kjo u bë gjatë një takimi që pati Veliu me Kimberly Riffe, atashe e ICITAP-it dhe Shawn Waddoups, Drejtor i Byrosë për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL).

Me këtë rast, u bë e ditur se Ambasada e SHBA-ve, përkatësisht Byroja për çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL), ka transferuar automjetet dhe pajisjet e tjera të përdorura (USDOJ-ICITAP) tek agjencitë ekzekutive të Ministrisë së Punëve të Brendshme.


“Gjatë këtij takimi bashkëbiseduesit vlerësuan se transferimi i këtyre automjeteve dhe pajisjeve të tjera në MPB është ndihmesë për përmirësimin e ambientit dhe kushteve të punës, duke mundësuar përfundimin më efikas të punëve të përditshme.

Ministri Veliu falënderoi Ambasadën e SHBA-ve për përkrahjen e vazhdueshme dhe shprehi gatishmërinë e tij për thellim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit duke biseduar edhe çështjet e tjera me rëndësi për punën dhe menaxhimin e suksesshëm të MPB-së”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori