LAJMI I FUNDIT:

Abazoviq: Largohem nga Qeveria nëse iniciohet tërheqja e njohjes së Kosovës

Abazoviq: Largohem nga Qeveria nëse iniciohet tërheqja e njohjes së Kosovës

Kryetari i lëvizjes URA në Mal të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se nuk rri në një Qeveri, në të cilën kërkohet çnjohja e shtetësisë së Kosovës.

Sipas tij nëse iniciohet tërheqja e njohjes së Pavarësisë së Kosovës, ai largohet nga Qeveria, meqë pohon se për të qenë partnere qeverisëse, duhet secili të respektojë parimet.

“Absolutisht do të dalim nga Qeveria. Absolutisht largohem nga një Qeveri e tillë që inicion diçka të tillë”, ka thënë Abazoviq në Klan Kosova.


“Nëse vjen jashtë kësaj marrëveshje me u iniciu, ne s’jemi më pjesë e Qeverisë së Malit të Zi”.

“Njësoj është edhe për pikat tjera, këtu ka edhe interesa të tjera të popullit malazez, ka shenja tjera identiteti, bashkëpunimi me NATO-n, çdo pikë prej atyre shtatë nëse preken, nuk është partneri ynë”.

“Ne duhet të bëjmë bashkëpunim – neve na duhet të shkojmë drejtë Bashkimit Europian, neve na duhet NATO se jemi shtet i vogël, na duhet bashkëpunimi me vendet e rajonit, partitë e pakicave”.