LAJMI I FUNDIT:

Lily Allen dhe David Harbour martohen në një ceremoni në Las Vegas

Lily Allen dhe David Harbour martohen në një ceremoni në Las Vegas

Lily Allen është martuar me yllin e “Stranger Things”, David Harbour, në një ceremoni luksoze në Las Vegas.

Këngëtarja, 35 vjeçare, dhe aktori, 45 vjeçar, u martuan në të famshmen “Graceland Wedding Chapel” – aty ku u kurorëzuan shumë prej personazheve të tjerë botërorë.


Nëna e dy fëmijëve thuhet se ka përdorur emrin Lily Cooper, emri i saj nga martesa e mëparshme me ish-burrin Sam Cooper.

Lily Allen dhe David Harbour (Foto: Shutterstock)

Siç raportohet, artistja e famshme dhe aktori u martuan nga një imitues i Elvis Presley, Brendan Paul, një nga personazhet që imiton yllin e ‘Rock n Roll’.

Në bazë të dokumenteve, dyshja u martuan më 7 shtator dhe tashmë kanë marrë edhe një certifikatë martese.

Lily Allen spekulohet se është fejuar sërish, pasi mbante një unazë diamanti gjatë shëtitjes në New York me të dashurin David Harbour
Lexo po ashtu Lily Allen spekulohet se është fejuar sërish, pasi mbante një unazë diamanti gjatë shëtitjes në New York me të dashurin David Harbour

Duket se çifti humbën shumë pak kohë për të shkuar në kishë.

Vendi ku u martua Lily Allen (Foto: Getty Images/Guliver)

Dasma e parë e Lily ishte shumë ndryshe – një ceremoni idilike në ‘Gloucestershire’ në 2011 me Sam Cooper, me të cilin u nda përfundimisht në 2016.

Ky i fundit dhe Allen kanë së bashku vajzat: Ethel, tetë vjeçe dhe Marnie, shtatë vjeçe. /Telegrafi/

Certifikata e martesës së Lily Allen (Foto: Twitter)

Në trend Magazina

Më shumë

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Magazina
Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Magazina
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Magazina

"Nuk dua të flas për atë pjesë hiç", reagimi i Bleros kur pyetet për ndarjen nga e dashura e tij e re

Magazina
Kim Kardashian trondit sërish me korse të ngushtë dhe fustan të tejdukshëm në Met Gala 2024

Kim Kardashian trondit sërish me korse të ngushtë dhe fustan të tejdukshëm në Met Gala 2024

Magazina
Kalo në kategori