Data e lëshimit të iPhone 12 ka të ngjarë të vijë në tetor pasi pandemia COVID-19 ka bërë që Apple të largojë prezantimin e saj në shtator, muaj ku gjiganti amerikan i prezanton vazhdimisht pajisjet e saj të reja. Apple madje ka konfirmuar se do të dalë në shitje “disa javë më vonë” se zakonisht.
Në të vërtetë, thashethemet për datën e fundit të lëshimit tregojnë për një njoftim në gjysmën e dytë të tetorit. Kjo vjen nga Macotakara (një faqe japoneze e përqendruar në lajmet nga Apple), shkruan Techradar.
Një tjetër datë e lëshimit, lëshuar së fundmi afrohet me këtë datë, pasi Jon Prosser ka thënë se iPhone 12 do të prezantohet më 12 tetor, transmeton Telegrafi.
Para-porositë për iPhone 12 dhe iPhone 12 Max me sa duket do të hapeshin në të njëjtën javë – ndoshta të premten, 16 tetor, bazuar në formën e kaluar se si ka vepruar Apple.
Sidoqoftë, ne duhet ti marrim këto lajme me një lloj skepticizmi, sepse Mark Gurman (një njohës i mirë i Apple) u përgjigj me një emoji, duke sugjeruar se Prosser është gabim.
Është njoftuar se Apple do të dal sot me një njoftim se kur pritet të lëshohen telefonat e radhës nga kjo kompani, por siç është vërejtur, vetë Apple ka thënë se ka një vonesë kur telefonat do të dalin në shitje, kështu që mund të ketë edhe një vonesë në njoftim, siç sugjeron Prosser.
Në të vërtetë, një raport tjetër për këtë çështje, sugjeron që iPhone 12 nuk do të prezantohet deri në fund të tetorit, me modelet 4G që do të dalin në shitje menjëherë, ndërsa modelet 5G të iPhone 12 do të dalin në shitje në nëntor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVitin e ardhshëm Apple do të prezantojë iPhone Slim, mësohet se cilat modele do të zëvendësojë
YouTube po teston AI që e çon përdoruesin në pjesën më interesante të videos
Miliarderi zbulon klonin e tij me Al i cili ka aftësi të flasë në çdo gjuhë
Çfarë do të sjellë AI në iOS 18?
Të dhënat e kartës suaj bankare dhe informacione tjera personale janë në rrezik nëse i përgjigjeni këtij email-i të rremë "nga Netflix"
AI krijoi një robot në vetëm 26 sekonda
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'