Qeveria britanike do të prezantojë një ligj të ri që mund të ndryshojë planet për dogana pas Brexitit me Bashkimin Evropian – mirëpo zyra e kryeministrit britanik ka mohuar që mund të heqë dorë nga traktati ekzistues.
Të dyja palët janë pajtuar më 2019 për kushtet e largimit të Britanisë nga Bashkimi Evropian, duke përfshirë edhe kushtet për tregti në të ardhmen në Irlandën Veriore.
Raportet sugjerojnë se ligji i ri mund të “përmbysë” forcën ligjore të marrëveshjes paraprake – përkatësisht pjesën për largim.
Mirëpo zyra e kryeministrit britanik ka thënë se do të bëjë “sqarime të vogla në zona jashtëzakonisht specifike”.
Bashkimi Evropian në anën tjetër ka thënë se “zbatimi i plotë” i marrëveshjes për largim të Britanisë është “parakusht për negociatat e marrëdhënieve në të ardhmen” në mes të bllokut evropian dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Ky lajm vjen teksa palët fillojnë një tjetër javë të negociatave për marrëveshje tregtare të së ardhmes.
E ashtuquajtura periudhë tranzitore – që ka nisur së zbatuari prej kur Britania është larguar nga BE-ja në muajin janar – do të përfundojë më 31 dhjetor, andaj të dyja palët janë duke tentuar të arrijnë marrëveshje para kësaj kohe.
Megjithatë, kryeministri britanik, Boris Johnson, ka thënë se nëse marrëveshja nuk arrihet në takimin e Këshillit Evropian më 15 tetor, të dyja palët duhet të vazhdojnë rrugën ndaras, që nënkupton se Britania do të duhet të negociojë për tregti me BE-në sikurse me të gjitha vendet tjera në botë.
Vendimi për largim të Britanisë nga BE-ja ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja kundruall 48 për qind që kanë kundërshtuar atë, në referendumin e mbajtur më 2016. /REL/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë