LAJMI I FUNDIT:

Netanyahu falënderon Osmanin për mesazhin e saj pas njohjes së shtetit të Kosovës nga Izraeli

Netanyahu falënderon Osmanin për mesazhin e saj pas njohjes së shtetit të Kosovës nga Izraeli

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka falënderuar kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani për mesazhin e saj falënderues për njohjen e shtetit të Kosovës nga Izraeli.

Netanyahu ka shpërndarë në llogarinë e tij në Twitter, video-mesazhin e kryepralementares Osmani.

“Një mesazh prekës nga dr.Vjosa Osmani, Kryetare e Parlamentit të Kosovës, kombi i parë me shumicë muslimane që do të hap ambasadë në Jerusalem”, ka shkruar Netanyahu.


Osmani në mesazhin e saj ka thënë se para më shumë se 7 dekadave, populli i Kosovës hapën zemrën dhe shtëpitë e tyre për popullin hebrej për t’i mbrojtur ata. /Telegrafi/