Ditët e ngrohta të verës po i shohin gjithnjë e më larg, ndaj të gjithë kanë filluar të mendojnë për sezonin e ri dhe disa nga risitë që propozohen nga pasarelat për të
Por, në pritje të kësaj, këtu ke 10 këshilla të dobishme për të ndryshuar pamjen në stinën e re. Je gati!
1. Errëso ngjyrën e buzëkuqit
Me rënien e temperaturave dhe fillimin e sezonit të ri, ngjyrat e ndezura të verës kanë filluar të bien. Provo një ngjyrë më të errët, një kumbull ose një e kuqe e errët do të të ndryshojë të gjithë pamjen.
2. Vish këpucët me çorape
Ky është një trend që kohët e fundit ka filluar të përhapet mjaft, ndaj nëse e përqafon si stil, do të dukeshe shumë bukur për vjeshtë. Nëse nuk je akoma gati për ta bërë trend të veshjes, provo ngjyra të thjeshta për një pamje elegante dhe me stil.
3. Ndrysho parfumin
Kur vera lë lamtumirën, është mirë që t’i lësh mënjanë aromat e luleve dhe të kalosh në diçka më të rëndë. Për vjeshtë rekomandohet aromë më e thellë dhe më provokuese.
4. Errëso vetullat
Një pamje me sy pak më të errët është idealja për stinën e vjeshtës. Do të dukesh më e rritur dhe më serioze duke ndryshuar edhe pamjen e syve.
5. Ngjyrë e errët për thonjtë
Është koha për të hequr rozën nga gishtat dhe të fillosh t’i lësh mënjanë ngjyrat e ndezura. Një e kuqe e errët do të ishte më intriguese gjatë kësaj kohe, ose një hije kumbulle.
6. Shto materiale në veshje (stof, lesh, lëkurë)
Thjesht duke shtuar disa materiale të reja në rroba, mund të shtosh edhe më shumë aksesorë në stil që do të krijosh këtë vjeshtë. Një triko e thurur prej pambuku apo leshi është një veshje shtesë që të fal një pamje të re.
7. Kapela
Kapela është gjithmonë një mënyrë e hijshme dhe shumë e thjeshtë për t’i dhënë veshjes një pamje krejt të re. Ah, do edhe një të kuq buzësh të bukur.
8. Rripi i mesit
Vjeshta është sezoni karakteristik i rripit të mesit. Ndonjëherë është edhe mashtrim, por gjithmonë krijon stil, sepse është një mënyrë e mirë edhe për të holluar belin, shkruan Class.
9. Çizmet e shkurtra
Meqë vera është larguar, nuk do të thotë që të fillosh të palosësh fundet e shkurtër apo fustanet e gjatë. Thjesht mund t’i kombinosh ato në një mënyrë tjetër… me pulovër dhe me çizmet e shkurtra.
10. Prerje dhe ngjyrë e re në flokë
Njerëzit shpesh e shoqërojnë prerjen e flokëve edhe me një ngjyrë të re, e cila për fillim sezoni është ndoshta gjëja më e zgjuar. Derisa ndryshon gardërobën çdo sezon, pse të mos e bësh këtë edhe me flokët? /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTre fraza që duhet t'i shmangim nëse duam të rritim fëmijë me vetëbesim
Çfarë duhet të bësh dhe çfarë jo kur flet me një fëmijë për vdekjen
Historia e Sophia Loren – yllit të Hollywood-it e cila u dashurua vetëm në një mashkull për 50 vite
Jennifer Lopez pozon e zhveshur për koleksionin e këpucëve me flokët që mbulojnë trupin
Xhinset e ngushta mund të rikthehen në modë në vitin 2025
Martesat më të gjata dhe më të shëndetshme ndajnë këto tipare
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles