LAJMI I FUNDIT:

Gati 64 për qind e restoranteve të New Yorkut mund të mbyllen deri në janar

Gati 64 për qind e restoranteve të New Yorkut mund të mbyllen deri në janar

Pothuajse dy të tretat e restoranteve të New Yorkut mund të mbyllen deri në fillim të muajit janar të vitit të ardhshëm nëse nuk do të ndihmohen nga qeveria amerikane, thotë një studim i ri.

Restorantet në afërsi të “Empire State Building” po luftojnë për të qëndruar në biznes që kur pandemia e coronavirusit i detyroi ata të mbyllen në muajin mars të këtij viti.


Shoqata e Restoranteve të Shtetit të Nju Jorkut publikoi gjetjet nga sondazhi i saj i fundit me më shumë se një mijë restorante në të gjithë shtetin, raporton CNN.

Gati 64 për qind e pronarëve të restoranteve thanë se ka të ngjarë ose disi do të detyrohen të mbyllin bizneset e tyre deri në fund të këtij viti nëse nuk marrin lehtësime financiare. Dhe rreth 55 për qind e atyre ka të ngjarë t’i mbyllin para muajit nëntor, transmeton Telegrafi.

Vetëm rreth 36 për qind e tyre pohuan se prisnin të jenë akoma në biznes deri në muajin janar.

“Pa ndihmë financiare, industria e restoranteve në shtetin e New Yorkut mund të shembet”, tha presidentja e shoqatës, Melissa Fleischut. “Këto rezultate të studimit të fundit ilustrojnë sesa e rëndë është bërë situata financiare për shumicën e restoranteve”, shtoi ajo.

Guvernatori i shtetit, Andrew Cuomo ka zgjatur urdhrin për ndalim të shfrytëzimit të ambienteve të brendshme të restoranteve. Urdhri është zgjatur për të kufizuar ringjalljen e COVID-19, por Cuomo ka lejuar restorantet jashtë qytetit të shfrytëzojnë një pjesë të kufizuar të brendësisë së restoranteve.

Ndryshe, New Yorku ka raportuar 240 mijë raste me coronavirus gjersa kanë vdekur 23721 persona. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Kalo në kategori