LAJMI I FUNDIT:

Sheqerinska: Me anëtarësimin në NATO arritëm ta realizojmë qëllimin 30-vjeçar

Sheqerinska: Me anëtarësimin në NATO arritëm ta realizojmë qëllimin 30-vjeçar

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska gjatë ngjitjes në malin Bistra sot theksoi se motoja e turës malore është “Ne jemi NATO’ dhe është dëshmi se asgjë s’është e paarritshme dhe dhe se nëse je i përgatitur dhe i vendosur mund ta arrish qëllimin.

Ministrja për të shënuar pavarësinë e Maqedonisë së Veriut më 8 shtator, organizoi turë malore ku krahas ministres ishin edhe përfaqësues të korit diplomatik, Komanda e SEEBRIG dhe atashetë e akredituara në vend.


Sheqerinska theksoi se këtë vit për herë të parë festohet pavarësia si anëtar i NATO-s.

“Çdo vit MM organizon ngjitje në një nga pikat më të larta të vendit. Vjet ishim në Galiçnicë, parvjet ishin në Krushevë. Sivjet jemi në Mavrovë. Qëllimet tona strategjike është ngjitja në një nga pikat tona më të larta. Këtë vit ngjitjen e bëjmë si anëtarë të NATO-s.Me anëtarësimin në NATO realizuam qëllimin tonë 30-vjeçar”, tha Sheqerinska.

Ministrja foli edhe për përfitimet nga anëtarësimi në NATO.

“Anëtarësimi në NATO është instrument të kemi shtet më të sigurt dhe të kemi mundësi për përparim ekonomik. Që të keni ekonomi duhet të keni siguri”, tha mes tjerash Sheqerinska./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori