LAJMI I FUNDIT:

Vendosja e ambasadës së Kosovës dhe Serbisë në Jerusalem, reagon Liga Arabe

Vendosja e ambasadës së Kosovës dhe Serbisë në Jerusalem, reagon Liga Arabe

Nga shtetet arabe kanë ardhur reagimet e para për marrëveshjen e nënshkruar dje në Shtëpinë e Bardhë mes Kosovës e Serbisë, dhe e cila nënkupton që këto dy shtete do të vendosin ambasadat e tyre në Jerusalem, vend ky i konsideruar i shenjtë për palestinezët.

Në një reagim të lëshuar sot, sekretari gjeneral i Ligës Arabe, Ahmed Aboul Gheit, kritikoi ashpër Kosovën dhe Serbinë për vendimin e tyre, duke thënë se të njëjtat kanë vepruar kundër ligjit ndërkombëtar.

Netanyahumi: E mirëpres vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën dhe hapjen e ambasadës në Jerusalem
Lexo po ashtu Netanyahumi: E mirëpres vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën dhe hapjen e ambasadës në Jerusalem

“Dy shtetet ballkanike kanë vepruar kundër vendimit të OKB-së, ligjit ndërkombëtar dhe rezolutës së Këshillit të Sigurimit që ndalon vendosjen e ambasadave në Jerusalem, që prej se ky vend konsiderohet i okupuar”, ka thënë ai.


Ai ka thënë se pozicioni i qartë i Ligës Arabe është se çështja e Jerusalemit duhet të zgjidhet me një status final të negociuar nga palestinezët dhe izraelitët.

Sipas tij, nëse injorohen ligjet ndërkombëtare, është veprim ilegal, dhe vështirësohet arritja e një marrëveshjeje mes dy palëve që janë në konflikt për territore që nga 1967-ta.

Ndryshe, në bazë të marrëveshjes së arritur dje në Uashington, Kosova dhe Izraeli pajtohen për njohje reciproke, teksa Kosova dhe Serbia do të vendosin ambasadat e tyre respektive në Jerusalem.

Në trend Lajme

Më shumë
Angela Halili, shqiptaro-amerikanja që preku zemrat e qindra amerikanëve me leximin e Biblës në inaugurimin e Trumpit

Angela Halili, shqiptaro-amerikanja që preku zemrat e qindra amerikanëve me leximin e Biblës në inaugurimin e Trumpit

Lajme
Restaurohet vetura e presidentit historik Ibrahim Rugova

Restaurohet vetura e presidentit historik Ibrahim Rugova

Lajme
Shkelen rregullat zgjedhore, PZAP ka shqiptuar 125 mijë euro gjoba për subjektet politike

Shkelen rregullat zgjedhore, PZAP ka shqiptuar 125 mijë euro gjoba për subjektet politike

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Kronika e Zezë
“NËN'TOKA”- vendosen posterë kundër Dejona Mihalit në sheshin “Nënë Tereza”

“NËN'TOKA”- vendosen posterë kundër Dejona Mihalit në sheshin “Nënë Tereza”

Lajme
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Kalo në kategori