LAJMI I FUNDIT:

Grenell: Studimi i fizibilitetit për Ujmanin është të dihet saktësisht se si mund të përdoret, çfarë lloj punësh mund të krijohen

Grenell: Studimi i fizibilitetit për Ujmanin është të dihet saktësisht se si mund të përdoret, çfarë lloj punësh mund të krijohen

I dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka thënë se studimi për fizibilitetin e liqenit të Ujmanit do të bëhet për të ditur saktësisht se si mund të përdoret ku liqe dhe cilat vende të punës mund të krijohen aty.

Grenell përmes një postimi në Twitter u shpreh se propozimi që në emër të kësaj të hapen diskutime tjera, janë politikë e pakuptimtë.

“Nuk mund ta paguani qiranë tuaj ose të ushqeni familjen me simbolikë. Studimi i fizibilitetit për liqenin është të dihet saktësisht se si mund të përdoret, çfarë vende të punës mund të krijohen. Të thuash që përmendja e tij (Ujmanit) hap diskutime tjera është politikë e pakuptimtë. Është studim për të krijuar vende pune”, shkruan Grenell.


Ndryshe, Grenell i është përgjigjur ashpër edhe kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmanit, pasi kjo e fundit tha se në takimi në Uashington nuk solli asgjë nga ato që ishte premtuar.

Grenell i reagon Osmanit: Ju s’keni ngritur asnjë shqetësim apo dhënë asnjë ide të vetme, na duhen politikanë që nuk ankohen
Lexo po ashtu Grenell i reagon Osmanit: Ju s’keni ngritur asnjë shqetësim apo dhënë asnjë ide të vetme, na duhen politikanë që nuk ankohen

Përveç njohjes nga Izraeli, Osmani tha se delegacioni i Kosovës nuk arriti t’i sjellë vendit pikërisht ato që i premtoi qytetarëve dhe Kuvendit qe një kohë të gjatë.

Grenell i kundërpërgjigjet Osmanit duke i thënë se s’ka ngritur asnjë shqetësim të vetëm e as nuk keni dhënë asnjë ide të vetme, që tani të ankohet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Kalo në kategori