LAJMI I FUNDIT:

Fundjava e parë e shtatorit, fluks në Morinë: Mbi 30 mijë shqiptarë të Kosovës drejt brigjeve shqiptare

Fundjava e parë e shtatorit, fluks në Morinë: Mbi 30 mijë shqiptarë të Kosovës drejt brigjeve shqiptare

Në pikën e Kalimit Kufitar të Morinës edhe pse fundjava e parë e muajit shtator vijon të ketë fluks të shtetasve të Kosovës drejt plazheve shqiptare.

Prefekti i qarkut të Kukësit, Zenel Kuçana, tha sot për ATSH-në se “që prej orës 00:00  deri në orën 09:00 të mëngjesit të sotëm në Morinë kane hyrë gjithsej 16 680 shtetas dhe  3358 automjete”.


Sipas tij, situata në pikën doganore është mirë-menaxhuar pa krijuar pritje në radhët e pasagjerëve duke punuar me kapacitete të plota dhe intensitet të lartë.

Prefekti Kuçana u shpreh se edhe ditën e djeshme ka patur fluks lëvizjesh në kufirin mes dy vendeve, 13 578 shtetas të huaj dhe 4281 mjete dhe 2482 shtetas shqiptarë dhe 1370 mjete”.

“Policia Rrugore, për të parandaluar aksidentet ka shtuar prezencën e Policisë Rrugore në rrugën e kombit”, – shtoi Prefekti Kuçana.

Që prej daljes nga izolimi për shkak të pandemisë çdo fundjavë që prej qershorit pushuesit nga Kosova kanë zgjedhur bregdetin shqiptar për të kaluar fundjavën.

Pika kufitare  e Morinës është një pikë shumë e rëndësishme duke qenë se përpunon numrin më të madh të vizitorëve gjatë vitit. Shqiptarët e Kosovës, vijojnë të kryesojnë me fluksin më të madh të vizitorëve që kanë hyrë në Shqipëri përmes kësaj pike doganore.

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë
Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Politikë
Kalo në kategori