Marrëveshja politike dhe ekonomike e nënshkruar nga Kosova dhe Serbia me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, po mbështetet nga Oda Ekonomike e Kosovës.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se është e rëndësishme që pikat që janë futur në marrëveshje kanë marrë zotimin e institucioneve me të fuqishme financiare amerikane e që Kosovën do ta shndërrojnë në vend të rëndësishëm sa i përket transportit ndërkombëtar.
“Nuk dua t’i komentoj në aspektin politik, pasi nuk është çështje e jona, por sa i përket pikave që janë futur aty është me rëndësi që ka një zotim të institucioneve më të fuqishme financiare amerikane për me përkrah disa projekte që janë të rëndësisë strategjike e që besoj që Kosovën e shndërrojnë në një vend të rëndësishëm sa i përket transportit ndërkombëtar dhe sa i përket transitit ndërkombëtar dhe këto projekte kryesisht janë projekte të rrugëve dhe hekurudhave dhe në këtë drejtim ne i përkrahim”, tha Rukiqi.
Po ashtu Rukiqi në konferencën për media, tha se mini-shengeni që është një nga pikat e marrëveshjes që nënshkroi kryeministri Hoti dhe presidenti i Serbisë, Vuçiq, nuk ka asnjë dëm ekonomik për Kosovën.
“Në aspektin politik nuk e komentoj, por në aspektin ekonomik Kosova nuk ka asnjë dëm nga mini-shengeni. Pse e them këtë sepse Kosova realisht është në mini-shengen për hapjen që ka ndaj vendeve. Na nuk i bëjmë problem askujt, ne kem problem me tjerët dhe mini-shengeni mundet me na eleminu problemet që kemi me vendet tjera. Emërtimi është problematik por në aspektin e përmbajtjes Kosova nuk e ka asnjë dëm ekonomik nga mini-shengeni”, tha Rukiqi.
Veç marrëveshjeve Rukiqi në konferencë për media ka folur edhe për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve nga Qeveria e Kosovës si masë mbrojtëse ndaj COVID-19.
Për çka ai tha se do të kërkojnë nga qeveria zgjatjen e orarit të lëvizjes apo edhe heqjen e këtij orari, meqë tha se nga kjo po dëmtohen bizneset por edhe punëtorët që punojnë në ndërrime.
“Sa i përket masave ne kërkojmë që të rishikohet vendimi i qeverisë për orarin. Tash është bërë humor me këtë s’po del virusi pas orës 22:30. Pritet një rritje e qarkullimit dhe një nevojë e qarkullimit edhe më vonë se 22:30, shumë shërbime kryhen pas kësaj ore dhe ne kërkojmë që orari i lëvizjes së qytetarëve të jetë deri në 00:00 apo edhe të eliminohet ky kufizim dhe në të njëjtën kohë iu mundësohet bizneseve të punojnë lirshëm për shkak se shumë prej tyre po ballafaqohen me dënime. Shumë biznese punojnë me tre ndërrime dhe punëtorët ballafaqohen me dënime goxha ë mëdha dhe këtë jemi munduar me e sqaru me MTI por ka pastaj një mos koordinim institucional e që duhet me u rregullu që këto biznese mos me u dënu”, potencoi ai.
E Rukiqi tha se do të punojnë edhe me sektorin e gastronomisë për të bërë sa më shumë kujdes dhe rregull gjatë muajve të vjeshtës dhe dimrit.
“Do të punojmë me sektorin e gastronomisë dhe ta përgatisim që të ketë sa më shumë kujdes dhe rregull gjatë muajve të vjeshtës dhe dimrit, sepse ende nuk dihet se si do të jetë menaxhimi këta muaj, duke ditur se mund të ketë përkeqësim të gjendjes në menaxhimin e shëndetit publik dhe duke dit që ka rrezikshmëri nga puna dhe hapësira vende hapësirave të mbyllura. Jemi në diskutime me OBSH dhe shumë shpejt me IKSHPK që të fillojmë një program vetëdijesimi dhe program aktiv të implementimit të masave sidomos në sektorë që janë n rrezikshmëri për shkak se puna do të jetë më komplekse këtë vjeshtë dhe dimër”, tha mes tjerash Rukiqi.
Ndërsa, sot ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj bashkë me komitetin për koordinimin dhe vlerësimin e situatës emergjente me COVID-19 mbajti takim, ku diskutuan për lirimin apo shtrëngimin e masave.
Pas takimit, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj para gazetarëve tha se edhe përkundër kërkesave për lehtësimin e masave një gjë e tillë nuk do të ndodhë, meqë siç theksoi ai është në fazë delikate për çka duhet të ulet edhe më tej lakorja e rasteve të të infektuarve dhe rasteve e vdekjeve. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?”: Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një ‘rezervë kombëtare me bitcoin’
Deficiti tregtar i Kosovës rritet në 490 milionë euro në tetor 2024, krahasuar me vitin paraprak
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” – vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A