LAJMI I FUNDIT:

AGK i dënon ashpër kërcënimet në drejtim të Radiotelevizionit të Kosovës

AGK i dënon ashpër kërcënimet në drejtim të Radiotelevizionit të Kosovës

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me shqetësim ka marrë lajmin për kërcënimet në drejtim të Radiotelevizionit të Kosovës nga persona të panjohur.

Rastin për medie e ka konfirmuar edhe zëdhënësi  i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, me ç ‘rast ka deklaruar se në lidhje me rastin janë marrë veprimet e nevojshme.

“Menjëherë njësitet kompetente policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme profesionale për të trajtuar informatat e tilla dhe janë duke punuar për sqarimin e të gjitha rrethanave dhe fakteve që ndërlidhen me këtë raportim”, citohet të ketë thënë Hoxha.


Kërcënimet e tilla për AGK-në janë tërësisht të papranueshme, andaj i ftojmë organet kompetente që sa më parë të merren me këtë rast, në mënyrë që kërcënuesit të dalin para drejtësisë.

Kërcënimet dhe gjuha e urrejtjes kanë pasoja serioze në klimën e të bërit gazetari në Kosovë. Andaj, AGK vlerëson se vetëm duke dënuar kërcënuesit do të dëshmohet se këto sjellje janë të papranueshme në një shoqëri demokratike. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Politikë
Kalo në kategori