LAJMI I FUNDIT:

Hoti takohet me Pompeon: Kosova e gatshme për vazhdimin e dialogut me Serbinë, deri në njohje reciproke

Hoti takohet me Pompeon: Kosova e gatshme për vazhdimin e dialogut me Serbinë, deri në njohje reciproke

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti sot është pritur në takim nga Sekretari i Amerikan i Shtetit, Michael R.Pompeo.

Kryeministri Hoti në një postim të tij në rrjetin social në Facebook ka shkruar se Kosova është e gatshme për vazhdimin e dialogut me Serbinë, që çon në njohje reciproke ndërmjet të dyja vendeve.


Ai po ashtu theksoi se mori mbështetje nga sekretari Pompeo, i cili siç tha ai theksoi gatishmërinë e SHBA-ve për të mbështetur Kosovën në procesin e dialogut dhe normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Gjatë vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jam pritur në takim nga Sekretari i Shtetit, Michael Pompeo, i cili më uroi për arritjen e marrëveshjes për normalizimin e raporteve ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, marrëveshje kjo që u nënshkrua në Shtëpinë e Bardhë në prani të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump. Në emër të qeverisë dhe popullit të Kosovës, falënderova SHBA-në për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë dhe po i jep Kosovës, ndërsa duke vlerësuar rëndësinë që ka marrëveshja e arritur në Shtëpinë e Bardhë, theksova gatishmërinë e Kosovës për vazhdimin e dialogut me Serbinë, që çon në njohje reciproke ndërmjet të dyja vendeve.  Po ashtu, mora mbështetje sekretari Pompeo, i cili theksoi gatishmërinë e SHBA-ve për të mbështetur Kosovën në procesin e dialogut dhe normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar kryeministri Hoti, në Facebook. /Telegrafi/